Kuvendi çel seancën me një mesazh të veçantë në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve

Në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi sot një moment simbolik në hapje të seancës plenare.

Kryetari i Kuvendit ftoi në drejtimin e seancës për disa çaste Sofi Xhafo, nxënëse e klasës së 9-të në shkollën publike “Naim Frashëri” në Tiranë.

Në fjalën e tij hapëse, Peleshi u shpreh se “një vajzë e re, nxënëse e shkëlqyer dhe përfaqësuese e brezit që po rritet, do të më bashkohet për disa çaste në drejtimin e kësaj seance, si një simbol i fuqishëm që na kujton se çdo vendim që marrim dhe çdo debat që zhvillojmë këtu ndikon drejtpërdrejt në të ardhmen e fëmijëve tanë.”

Gjatë fjalës së saj para deputetëve, Sofi Xhafo shprehu emocionet e të qenit në sallën e Kuvendit dhe theksoi rëndësinë e të drejtave të fëmijëve.

“Jam shumë e nderuar të jem këtu me ju. Më ka qëlluar t’ju shoh nga televizori por kjo sallë në origjinal paska një hije tjetër, më të rëndë. Besoj për shkak se këtu miratohen ligje që rregullojnë jetën tonë!

“Nesër është Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të fëmijëve. Një ditë që na kujton se të gjithë fëmijët, kudo ku jetojnë, kanë të drejtë të jenë të sigurt, të dëgjohen, të shkollohen, të luajnë, kur janë ende të vegjël dhe sidomos të rriten me dashuri. Shumë prej jush, janë prindër dhe jam e bindur se si të tillë mirëqenien e fëmijëve tuaj e keni gjënë më të shtrenjtë, apo siç thonë edhe prindërit e mi është ajo që i jep kuptim jetës së një të rrituri. Ndaj më lejoni, që në emër të të gjithë fëmijëve të vendit tonë, t’ju kërkoj shumë modestisht, që kur punoni çdo ditë të mendoni edhe për ne, për të ardhmen tonë, për ëndrrat që kemi dhe për çdo fëmijë që ka nevojë për ndihmë dhe mbrojtje. Fëmijët kanë nevojë që t’i dëgjoni dhe t’i ndihmoni, që të rritemi të lumtur”, tha ajo.

Ajo njoftoi gjithashtu ngritjen e grupit vullnetar ‘Miqtë e Fëmijëve’, të përbërë nga 24 deputete të Kuvendit të Shqipërisë, i cili do të angazhohet për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve në vend.

Në përmbyllje, Kryetari Peleshi theksoi se angazhimi për fëmijët është një prioritet i pandryshueshëm i Kuvendit të Shqipërisë.

Ky moment i veçantë, i zhvilluar një ditë para 20 nëntorit, nënvizon rëndësinë e forcimit të zërit të fëmijëve dhe të mbrojtjes së të drejtave të tyre në çdo nivel të vendimmarrjes.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sot Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, Shqipëria synon mbylljen e negociatave deri në 2027, zbardhet agjenda

BRUKSEL,26 maj 2026/Albania Express News/Sot që prej orës 19:00...

Tomorr Kotorri në “Ditën Naimiane”: Naim Frashëri duhet të rikthehet në “Mekën e shqiptarëve” dhe simbolin e krenarisë kombëtare

PËRMET,26 maj 2026/Albania Express News/Në aktivitetin madhështor “Dita Naimiane”,...

Kuqezinjtë e sotëm, më të shtrenjtit të historisë së futbollit shqiptarë, kombëtarja kapi rekordin e 139 mln eurove

TIRANË,26 maj 2026/Albania Express News/Kombëtarja shqiptare e futbollit ka...

Edi Rama: Zgjidhja e çështjes së pronës sfidë komplekse, teknologjia bekim për procesin

TIRANË, 26 maj 2026 /Albania Express News/ – Kryeministri...