Opozita merr dritën jeshile për debat mbi masat e qeverisë kundër krimit të organizuar

Është miratuar kërkesa e opozitës për zhvillimin e mocionit me debat mbi rendin dhe sigurinë. Debati do të zhvillohet më 18 dhjetor. Maxhoranca propozoi që debati të ishte pika e fundit në rendin e ditës, por Partia Demokratike kundërshtoi këtë vendim.

Gazment Bardhi deklaroi se mocioni nuk mund të shtyhet, pasi rregullorja përcakton që ai duhet të zhvillohet brenda 30 ditëve. Ai theksoi se mocioni lidhet drejtpërdrejt me veprimet e qeverisë dhe jo vetëm me institucionet e sigurisë. Bardhi shtoi se kërkesa për debat është e lidhur me raportet ndërkombëtare që flasin për rritjen e fuqisë së krimit të organizuar, duke e cilësuar këtë si momentin e duhur për diskutim.

Ai propozon që debati të caktohet më 18 dhjetor, ditë kur parashikohet një seancë me vetëm njoftime dhe diskutime për çështje jashtë rendit të ditës, duke shtuar kështu një pikë specifike në rendin e ditës: debat mbi masat e qeverisë në lidhje me krimin e organizuar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Hapet thirrja për 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës publike

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Ministria e Ekonomisë...