Rama: Të shkruajmë drejt e bukur fjalën shqipe, nderimi më i madh

Rëndësia e gjuhës shqipe në identitetin tonë kombëtar u soll në vëmendje nga nxënësit e Shkollës së Baletit në Tiranë, të cilët bënë thirrje për mbrojtjen e gjuhës shqipe.

Kryeministri Edi Rama ndau sot mesazhin e nxënësve të Shkollës së Baletit, ndërsa u shpreh se “të shkruajmë drejt e bukur fjalën shqipe është nderimi më i madh që mund t’i bëjmë gjuhës sonë”.

Pas viteve ’90, gjuha shqipe u përball me një sërë ndryshimesh qofshin ato politike, sociale, të cilat ndikuan drejtpërdrejtë në çështjet gjuhësore.

Muaji nëntor sjell në kujtesë një ngjarje të rëndësishme, Kongresin e Manastirit, i cili është zhvilluar mes datave 14 deri në 22 nëntor të vitit 1908.

22 nëntori, Dita e Alfabetit Shqip, ka simbolikë të veçantë dhe specifikon momentin më të madh unifikues të shqiptarëve.

Kongresi i Manastirit konsiderohet ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar në fillimet e shekullit XX, ku si rezultat i kësaj pune më 28 nëntor të vitit 1912 u shpall edhe pavarësia e Shqipërisë.

Edhe për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kjo ditë është festë kombëtare. Në Manastir funksionon Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, në të cilin gjenden rreth 56 fotografi të pjesëmarrësve dhe 230 dokumente në formë digjitale dhe në letër.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tajfuni Maysak godet Kinën, dy viktima dhe mijëra të evakuuar nga përmbytjet

KINË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Autoritetet kineze kanë ngritur...

AF Elbasani rikthehet në Europë pas 20 vitesh, Gvozdenoviç dhe Lulaj: Jemi gati për sfidën me BATE Borisov

ELBASAN ,6 korrik 2026/Albania Express News/-AF Elbasani është vetëm...

Zhvlerësimi i paprecedentë i kartonit të kuq, Trump e pranon: E telefonova personalisht Infantinon, por nuk e urdhërova

BOTËRORI 2026 ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Presidenti Donald Trump...

Pyetja që mbuloi në lot yllin e Brazilit: Çfarë do t’i thoni fëmijëve në Brazil që i prishët ëndrrën…?

BOTËRORI 2026 ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Përfaqësuesja e Brazilit...