Tre biznesmenë dhe 1 gazetar – Së bashku për të gjallëruar boksin

Nga BUJAR QESJA, Mjeshtër i Madh

Një natë e pazakontë ka qenë ajo e 15 nëntorit 2025 në pallatin e sportit të qytetit.

M’u kujtuan vitet 70-të kur luante basketboll “Lokomotiva” me “Partizanin” apo me “17 Nontorin”. Thirrjet që kanë bërë histori tashmë Lo-ko-mo-tiva, gati sa nuk e çanin këtë tempull të lojrave me dorë.

Kjo ndodhi edhe me 15 nëntor, ku dyshja e jashtëzakonshme Fred Shoshi dhe Enton Kikrri, mblodhën përfaqësues të boksit botëror dhe i sollën në Durrës për të testuar fuqinë në rritje të boksjerëve durrsakë.

Aftësia e Shoshit dhe Kikrrit ishte se arritën të bënin bashkë afro 20 biznese, për të ndihmuar financiarisht këtë organizim gati gati të pabesueshëm.

Isha i ftuar të ulesha në një tavolinë ku ishin Fadil Ahmetaj i kompanisë Toni Konstruksion, Rezi Bundo i kompanisë Emanti Paneli, Adrian Reçi i firmës së njohur Italinox. U qartësua akoma më shumë se çfarë mund të bëjë bashkimi, se sa ndikon në zhvillimin dhe progresin e këtij sporti me shumë histori në Durrës.

Tradita rrok emra të mëdhenj si mjeshtrat Ymer Reçi, Mustafa Allushi, Martin Çeta, Hilmi Reka, Selim Bardheti, Skënder Sadushi etj.

Na tërhoqën vëmëndjen boksimet e Ardit Murjes, Mexhit Hysenajt dhe mbi të gjitha të djaloshit 14-të vjeçar, vendit të tretë në Europë për këtë moshë Graciano Shoshit.

Nuk duhen lënë pa përmëndur edhe të rinj të tjerë të boksit durrsak, që siç pohuan specialistët kanë të ardhme. Disa prej tyre janë: Armin Sabliqi, Arben Sulejmani, Led Kola, Ergys Toçi dhe Fabian Ndoji dhe Leo Xhangoli.

Durrësi po punon për të nesërmen dhe janë këto biznesmenë që kanë në dorë ta bëjnë këtë. Janë njerëz të thjeshtë, por me shpirt për të dhënë ndihmesë.

Pranë boksit. Me sa duket kjo do të vazhdojë gjatë.

 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Protestë Homo Sapiens apo Homoseksuale?

Nga Klevi Elezi, Analist Protesta është një nga shprehjet më...

Kryeministri Edi Rama: Milot-Balldren do t’i japë një shtysë të re turizmit dhe ekonomisë në veri të vendit

TIRANË, 10 qershor 2026/Albania Express News/ Kryeministri Edi Rama...

Në Milano janë të sigurt, kuqezinjtë zgjedhin trajnerin që u shpall kampion në Europë për sezonin e ardhshëm

MILANO -ITALI ,10 qershor 2026/Albania Express News/Milani duket se...