Ekipi U-18 i meshkujve të Basketbollit Elbasan vazhdon ecurinë pozitive, duke regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme këtë fundjavë.
Në takimin ndaj Vllaznisë, djemtë elbasanas treguan siguri dhe lojë të disiplinuar, duke e mbyllur sfidën me rezultatin bindës 63–47.

Ndeshja u karakterizua nga një dominim i vazhdueshëm i skuadrës së Elbasanit, e cila kontrolloi ritmin që nga fillimi dhe nuk lejoi asnjë moment kthesë nga kundërshtari.
Loja e fortë në mbrojtje dhe qarkullimi i shpejtë i topit në sulm sollën avantazhin e merituar, duke treguar edhe një herë cilësinë e brezit të ri që po formohet.

Ky progres i vazhdueshëm është rezultat i punës dhe vizionit të trajnerëve Xhulio Isufi dhe Geri Bicoku, të cilët po ndërtojnë me kujdes një brez të artë basketbollistësh.
Performanca e kësaj skuadre premton shumë për të ardhmen, teksa Elbasani vazhdon të jetë një nga vendet ku talentet e reja të basketbollit po rriten me ritme mbresëlënëse.

