Aksident në Stravaj të Librazhdit, Benz-i përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë tij gjendet një pistolet

LIBRAZHD, 1 nëntor 2026 /Albania Express News/-Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj të bashkisë Prrenjas , duke përfunduar në një greminë rreth 150 metra larg aksit rrugor.

Automjeti me targa AB178DV drejtohej nga shtetasi Renis Pajtim Kalnxhi, i vitlindjes 2004, i cili është transportuar drejt Spitalit të Librazhdit për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimet e kryera në vendngjarje nuk janë konstatuar persona të tjerë që mund të kenë qenë në automjet në momentin e daljes nga rruga.

Pranë automjetit të aksidentuar gjendet një armë zjarri

Një tjetër element që e bën më të ndërlikuar ngjarjen është konstatimi i një arme zjarri, tip pistoletë, në afërsi të automjetit të dëmtuar.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit dyshohet të jetë përfshirë në një konflikt dhe se mund të jetë dëmtuar përpara se automjeti të dilte nga rruga. Megjithatë, këto rrethana mbeten për t’u verifikuar nga grupi hetimor.

Policia po vijon veprimet për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes, përfshirë rrethanat e konfliktit të dyshuar dhe mënyrën se si arma e zjarrit ka përfunduar pranë automjetit.

Hetimet për këtë ngjarje do të ndiqen nga Komisariati i Policisë Librazhd.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tirana në ekranet e botës, “The Amazing Race” mbërrin në Shqipëri

TIRANË, 1 nëntor 2026 /Albania Express News/-Shqipëria do të...

Seria B / Kristian Shpendi nuk ndalet, bomber shqiptar shënon golin e 8-të në 10 ndeshje me Çezenën!

Sulmuesi kuqezi konfirmon formën e shkëlqyer në futbollin italian....