Tirana në ekranet e botës, “The Amazing Race” mbërrin në Shqipëri

TIRANË, 1 nëntor 2026 /Albania Express News/-Shqipëria do të jetë pjesë e spektaklit të njohur televiziv ndërkombëtar “The Amazing Race”, i cili vjen për herë të parë në vendin tonë, duke sjellë në vëmendjen e publikut ndërkombëtar Tiranën, kulturën dhe mikpritjen shqiptare.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas ministrit, ky produksion do të prezantojë Shqipërinë si një destinacion që ofron aventura, mikpritje dhe eksperienca të paharrueshme, duke promovuar potencialin turistik të vendit përpara një audience ndërkombëtare.

“Shqipëria në qendër të vëmendjes. Për herë të parë, ‘The Amazing Race’ vjen në Shqipëri, duke sjellë energjinë, kulturën dhe ritmin e Tiranës për një audiencë ndërkombëtare.
Krenarë që vendi ynë prezantohet si një destinacion plot aventura, mikpritje dhe eksperienca të paharrueshme”, u shpreh Gonxhja, ndërsa uroi mirëseardhjen në Shqipëri.

“The Amazing Race” është një format televiziv i njohur ndërkombëtarisht, në të cilin konkurrentët udhëtojnë në vende të ndryshme të botës, duke u përballur me sfida që lidhen me kulturën, traditat dhe veçoritë e destinacioneve ku zhvillohet gara.

Përfshirja e Shqipërisë në këtë produksion përbën një mundësi promovimi për Tiranën dhe vendin në tregun ndërkombëtar të turizmit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME