Kërkon 5 miliardë dollarë dëmshpërblim, BBC i kthen përgjigje Trump: S’ka bazë për padi, dokumentari ‘Panorama’ nuk u transmetua në SHBA

BBC i është përgjigjur me ton të ashpër Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili ka kërcënuar me padi deri në 5 miliardë dollarë për “montazh të rremë” në dokumentarin Panorama.

Në letrën drejtuar avokatëve të tij, BBC argumenton se nuk ka asnjë bazë ligjore për dëm reputacioni, pasi emisioni nuk u transmetua fare në SHBA dhe ishte i bllokuar nga iPlayer për audiencën amerikane, shkruan The Times.
Kjo është pika kryesore e mbrojtjes, e mbështetur nga edhe katër argumente të tjera:

-Dokumentari “Trump: A Second Chance?” nuk kishte të drejta transmetimi në SHBA.
-Klipet e diskutueshme ishin vetëm 12 sekonda, të shkëputura në një film njëorësh që synonte të analizonte votuesit e Trump.
-Editimi i gabuar nuk ishte bërë me dashje dhe nuk kishte qëllim për të manipuluar publikun.
Trump nuk mund të pretendojë “dëm të jashtëzakonshëm reputacioni”, pasi fitoi zgjedhjet presidenciale të 2025 dhe republikanët shënuan fitoren më të madhe në Florida që prej 2004-s.
Skandali solli dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm Tim Davie dhe shefes së BBC News, Deborah Turness, ndërsa kreu i bordit, Samir Shah, kërkoi falje për “gabimin e rëndë të gjykimit”.
Megjithatë, BBC këmbëngul se nuk ka ndërmend të zgjidhë çështjen jashtë gjykate dhe se presin që padi nga Trump të mos ketë sukses, duke rikujtuar se në SHBA liria e shprehjes për opinionet politike është gjerësisht e mbrojtur.
Presidenti Trump përsëriti kërcënimin për padi këtë fundjavë, duke e quajtur BBC-në “keqinformuese”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Spanja mposht Belgjikën mes vuajtjesh dhe kalon në gjysmëfinale, e pret ndeshje ëndrrash kundër “yjeve” të Francës

BOTËRORI 2026 ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Spanja është kualifikuar...

Protestuesit para Kryeministrisë për 41 ditë, thirrje për largimin e klasës së vjetër politike dhe qeveri teknike

TIRANË ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Prej 41 ditësh, në...

Media italiane “Wom Travel” vlerëson Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më autentike të Evropës

Shqipëria është renditur mes 10 destinacioneve më autentike dhe...