Rama: Paga minimale, 500 euro nga 1 janari 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se paga minimale në Shqipëri do të shkojë në 500 euro duke filluar nga 1 janari 2026.

Gjatë një takimi me banorët e Njësisë nr. 2 në Tiranë, ku prezantoi projektbuxhetin për vitin 2026, Rama theksoi se rritja e pagës minimale është një angazhim i marrë para se Partia Socialiste të fitonte mandatin e katërt qeverisës.

“Do të jetë një rritje siç e kemi thënë para se të merrnim besimin dhe 83 mandatet për të qeverisur edhe 4 vite të tjera, që brenda mandatit tonë të katërt paga minimale të arrijë në 700 euro. Kjo vlen si për sektorin publik, ashtu edhe për sektorin privat”, u shpreh Rama.

Sipas kreut të qeverisë, rritja e pagës minimale nuk do të kufizohet vetëm në administratën publike, pasi ligji i ri do të përcaktojë se nuk do të ketë pagë nën 500 euro në asnjë sektor.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shqipëria prezanton potencialin turistik në panairin ndërkombëtar të Londrës

TIRANË , 3 nëntor 2026 / Albania Express News...

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

BULQIZË, 3 nëntor 2026 / Albania Express News /-Një...

Zgjerimi i BE-së, zbardhen detajet e udhërrëfyesit për Shqipërinë, Marta Kos prezanton nesër planin drejt anëtarësimit

Brukseli parashikon përfundimin e negociatave shqiptare në fund të...