Shpërthimi në stacionin e policisë në Indi, 9 viktima dhe 29 të plagosur

Të paktën 9 persona humbën jetën dhe 29 të tjerë u plagosën kur një grumbull eksplozivësh të sekuestruar shpërtheu në një stacion policie në pjesën indiane të Kashmirit të premten në mbrëmje, thanë burimet policore, disa ditë pasi një makinë-bombë në New Delhi vrau tetë persona.

Shumica e të vdekurve ishin oficerë policie, përfshirë oficerë mjeko-ligjorë që po ekzaminonin eksplozivët e sekuestruar, thanë burimet. Disa nga të plagosurit ishin në gjendje kritike, bënë me dije ata.

“Intensiteti i shpërthimit ishte aq i fortë sa që disa pjesë trupi u gjetën nga shtëpitë aty pranë, rreth 100-200 metra larg stacionit të policisë”, thanë autoritetet.

Shefi i policisë së territorit të administruar federalisht nga India, Jammu dhe Kashmir, pritet të mbajë së shpejti një konferencë për shtyp mbi incidentin.

Më parë, një zyrtar i policisë i tha agjencisë së lajmeve Reuters se shpërthimi i fuqishëm shkatërroi stacionin e policisë Nowgam, i cili u përfshi nga flakët. Një kontingjent i madh zjarrfikësish dhe ambulancash nxituan në vendngjarje.

Shpërthimi vjen katër ditë pasi një makinë-bombë në kryeqytetin indian, New Delhi, vrau të paktën tetë persona në atë që qeveria indiane e quajti një sulm terrorist.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shqipëria prezanton potencialin turistik në panairin ndërkombëtar të Londrës

TIRANË , 3 nëntor 2026 / Albania Express News...

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

BULQIZË, 3 nëntor 2026 / Albania Express News /-Një...

Zgjerimi i BE-së, zbardhen detajet e udhërrëfyesit për Shqipërinë, Marta Kos prezanton nesër planin drejt anëtarësimit

Brukseli parashikon përfundimin e negociatave shqiptare në fund të...