Takim në Qendrën Komunitare, në bashkëpunim me Lëvizjen “Rome dhe Egjiptiane”

Sot zhvilluam një takim të hapur, të sinqertë dhe plot bashkëpunim në Qendrën Komunitare, në bashkëpunim me Lëvizjen “Rome dhe Egjiptiane”. Ky bashkëbisedim na dha mundësinë të qëndrojmë edhe më pranë banorëve, të dëgjojmë nga afër mendimet, sugjerimet dhe përvojat e tyre të përditshme.

Zv. Kryetari i Bashkisë, z. Asim SULA, theksoi se Bashkia Elbasan mbetet e angazhuar për të mbajtur një komunikim të vazhdueshëm dhe njerëzor me komunitetin. Ai nënvizoi rëndësinë e dialogut të hapur, si një mënyrë e domosdoshme për të forcuar besimin, për të afruar institucionin me qytetarët dhe për të siguruar që zëri i çdo banori të dëgjohet dhe të respektohet.

Atmosfera e krijuar në takim ishte e ngrohtë dhe bashkëpunuese, duke reflektuar dëshirën e përbashkët për një marrëdhënie të fortë mes Bashkisë Elbasan dhe komunitetit. Këto momente të bashkëbisedimit të drejtpërdrejtë janë thelbësore për të kuptuar më mirë realitetet e përditshme të banorëve dhe për të forcuar bashkëpunimin në çdo hap.

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për mikpritjen, hapjen dhe energjinë pozitive që sollën në këtë takim. Prania dhe angazhimi juaj janë vlerë e jashtëzakonshme për ne.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nis në Bruksel Konferenca e IX Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, pritet mbyllja e tre kapitujve të negociatave

BRUKSEL ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Shqipëria hedh sot një...

Identifikohen viktimat e aksidentit tragjik në Qyrkan të Cërrikut, humbin jetën Qemal Çala dhe Drilon Tabaku

Cërrik ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Identifikohen viktimat e aksidentit...

Aksident tragjik në Qyrkan të Cërrikut, dy persona humbin jetën pas përplasjes “kokë më kokë” të dy automjeteve

CËRRIK ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Një aksident i rëndë...

PD rinovon kupolën drejtuese, nesër gara, Noka drejt rikonfirmimit. Zbardhen emrat që përfliten

TIRANË ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Partia Demokratike pritet të...