Xhamia e Kuqe e Beratit, ndër të parat xhami të ndërtuara në vend

Xhamia e Kuqe në lagjen “Kala” të Beratit është Monument Kulture që prej vitit 1961.

Xhamia përbëhet nga salla e faljeve, hajati me brinjën më të shkurtër dhe minarja. Ajo ruhet në gjendje rrënoje pranë mureve të akropolit dhe mureve rrethuese. Minarja është e ruajtur më mirë.

Xhamia e Kuqe mendohet se është një nga të parat xhami që u ndërtuan në Shqipëri. Për identifikimin dhe datimin e këtij objekti ka ndihmuar në radhë të parë përshkrimi i Evlija Çelebiut, gjatë vizitës së tij të dytë në Berat, më 1671.

Janë dhënë mendime të ndryshme për kohën e ndërtimit të saj duke u nisur nga emri ose minarja. Sipas Kiel, kjo xhami duhet të jetë ndërtuar menjëherë pas marrjes së Beratit më 1417. Përmendja më e hershme që gjendet për këtë xhami është në tahririn e vitit 835 H (1431-1432), i cili regjistron një “imam të kalasë” në Berat nën emrin Haxhi Fakih. Prej gjurmimeve të Gjergj Frashërit dhe Sulejman Dashit, ata kanë arritur në përfundimin, se kjo është vepra më e hershme e sferës islame në qytetin e Beratit. Mbështetur në elementet tipologjike e stilistike të xhamisë së Kuqe, këta studiues mbeten gjithmonë të mendimit se ajo është ndërtuar në fund të shek. XIV, në periudhën e mbretërimit të Bajazitit I (1389-1402). Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat, përveç Kiel citon edhe mendimin e studiuesit Aleksandër Meksi. Për sa i përket argumenteve arkitektonike që sillen për një datim të hershëm, për formën dhe mënyrën e ndërtimit të minares, Meksi thotë se shembujt e sjellë janë mjaft të largët.

Burimet dokumentare dhe gërmimet arkeologjike në të ardhmen do të ndihmojnë në gjetjen e të dhënave për datimin e xhamisë sa më afër të vërtetës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shqipëria prezanton potencialin turistik në panairin ndërkombëtar të Londrës

TIRANË , 3 nëntor 2026 / Albania Express News...

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

BULQIZË, 3 nëntor 2026 / Albania Express News /-Një...

Zgjerimi i BE-së, zbardhen detajet e udhërrëfyesit për Shqipërinë, Marta Kos prezanton nesër planin drejt anëtarësimit

Brukseli parashikon përfundimin e negociatave shqiptare në fund të...