Shqipëria në vazon e dytë? Zbulohet skenari i mundshëm që na jep avantazhin në play off, mund të luajmë edhe kundër Kosovës

Fitorja ndaj Andorrës jo vetëm i dha Shqipërisë tre pikë të arta, por e futi kuqezinjtë direkt në librat e historisë.

Skuadra e Sylvinhos është tashmë kombëtarja e parë europiane që siguron matematikisht pjesëmarrjen në play-off-in e Kupës së Botës 2026, duke vulosur vendin e dytë në Grupin K pa pritur ndeshjen e fundit.
Tani, vëmendja është tërësisht te marsi dhe te shorti që do të përcaktojë rivalët e Shqipërisë në rrugën drejt Botërorit. Ajo që pritet të zbardhet në ditët e ardhshme është vazoja ku do të pozicionohet Kombëtarja në short – mes vazos së dytë dhe asaj të tretë. Gjithçka varet nga renditja e re e FIFA-s për skuadrat e kualifikuara.

Për Shqipërinë, vazoja e dytë do të ishte një avantazh i madh, pasi mundëson që ndeshja e parë e play-off-it të luhet në shtëpi, përballë një rivali të vazos së tretë. Aktualisht, lëvizjet e rezultateve në Europë – sidomos fakti që Islanda ka kaluar Ukrainën – kanë sjellë një ndryshim të përkohshëm të panoramës së vazove.
Në këtë moment, duke marrë parasysh renditjen aktuale, kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë në play-off do të ishin:
Maqedonia e Veriut, Islanda, Bosnjë Hercegovina dhe Kosova.
Natyrisht, gjithçka mund të ndryshojë me ndeshjet e mbetura, por nëse situata mbetet kështu, kuqezinjtë do ta nisin play-off-in në “shtëpi”.
Vazot e mundshme të Play-off-it
VAZO 1: Itali, Turqi, Poloni, Hungari
VAZO 2: Skoci, Çeki, Sllovaki, Shqipëri
VAZO 3: Maqedoni e Veriut, Islandë, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë
VAZO 4: Uells, Rumani, Suedi, Irlandë e Veriut

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Skënder Milaqi nga “Sefer Efendiu” tek drita e përjetshme

Udhëtimi i një jete, udhëtimi i një shpirti Nga BUJAR...

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

Tashmë zyrtarisht jemi në muajin më festiv të vitit,...

Projekti rreth 40 mln euro për energjinë nga dielli në Belsh

Ministri i Financave Petrit Malaj tha në Kuvend se...

KOMENT – Trump e lë Kontinentin e Vjetër në fatin e tij

Që nga rikthimi në pushtet, Donald Trump e ka...