Live Andorra-Shqipëri/ Traversa i mohon golin Gjimshitit, mbyllet pjesa e parë me rrjeta të paprekura

Shqipëria luan fatin e saj për play off-in e Botërorit 2026, me kuqezinjtë që ndeshen në transfertë kundër Andorrës.

Sylvinho e ka bërë zgjedhjen e tij, duke hedhur në fushë lojtarët që i besoi dhe në duelin kundër Serbisë, me një ndryshim në sulm.

Nga porta do e nisë Strakosha, ndërsa mbrojtja është e përbërë nga Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj. Në mesfushë janë përzgjedhur Asllani, Shehu dhe Laçi më i avancuar, ndërsa në sulm, Broja dhe Hoxha, që cilësohet si surpriza e vetme e kësaj 11-she, do të mbështesin Rey Manajn në qendër.

Drejtësi në këtë takim do të vendosë rumuni Horațiu Feșnic, i cili do të mbështetet nga bashkëkombësit e tij Valentin Avram dhe Alexandru Cerei në krahë, ndërsa i katërt Rares Vidican. VAR-i gjithashtu është i përbërë nga rumunë, me Ovidiu Haţegan dhe Adrian Costreie.

Rezultati Live:

Andorra 0-0 Shqipëri

Komenti Live:

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45+1′ Gjimshiti godet me kokë por tropi përplaset në transfertë. Më pas Manaj tentoi gjithashtu me kokë, por topi kësaj radhe shkon mbi kuadrat.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

39′ De las Herras shkakton një ndërhyrje të rrezikshme në mesfushë dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

28′  Rodrigo godet nga distanca dhe topi shkon shumë afër portës së Strakoshës.

23′ Hoxha hedh një krosim të ulët në zonë, me topin që shkon shumë pranë portës.

17′ Asllani provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit, por topi shkon mbi kuadrat.

15′ Asllani kroson drejt zonës, por topi shkon në duart e portierit Ruiz.

12′ Manaj merr një top në zonë, rrotullohet bukur, por goditja e tij bllokohet nga mbrojtja vendase.

1′ Starton sfida!

Formacionet Zyrtare:

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti (C), Ajeti, Mitaj, Asllani, Laçi, Shehu, Broja, Hoxha, Manaj.

Trajner: Sylvinho

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, diskutime në Kryesinë e Kuvendit

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Grupin...

Vijon puna për “Lungomare 4″, Demo: Nxit zhvillimin turistik të zonës

VLORË 7 prill /Albania Express News/ Puna për zgjatimin...