Nderohet në Kurbin me çertifikatë mirënjohje pas vdekjes mësuesi Xhelal Toçi

Nga Ymer Hysa

Sot në sallën e mbledhjeve të bashkisë Kurbin u nderua me çertifikatë mirënjohje mêsuesi Xhelal Toçi i cili u nda nga jeta me 6 tetor të këtij viti.
Të pranishëm ishin familjarë të tij si bashkëshortja dhe fëmijët, kolegë dhe miq të tij të shumtë. Nderuan me prezencën e tyre edhe Zëvendësprefekti i Qarkut për Kurbinin z. Mhill Luli dhe Kryetarja e bashkisë znj. Majlinda Cara.

Rreth jetës dhe veprës së mësuesit Xhelal Toçi me kontribut 42 vjeçar në arsim, foli kolegu i tij mësuesi dhe studiuesi kurbinas z. Zef Pjetri.
Gjithashtu rreth aktivitetit të tij si mësues dhe intelektual i shquar folën edhe Drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit Kurbin znj. Teuta Mara.
Kryetarja e Bashkisë Kurbin znj. Majlina Cara e cila ndau kujtime të pa harruara me profosor Xhelalin për periudhën kur ajo e drejtonte këtë institucion dhe mësues Xhelali ishte njëri ndër punonjësit e tij.

“Famija humbi një bashkëshort, një prind, ndërsa ne miqtë humbëm një profesionist” do të shprehej ndër të tjera në fjalën e saj Kryetarja Cara.
Veç tyre e morën fjalën edhe kolegë të tij nga Mati ku lindi dhe u rrit dhe Kurbini ku punoi dhe jetoi.
Edhe bashkëshortja e tij Sanie Toci, që dita e sotme perkonte edhe me përvjetorin e saj të lindjes solli kujtime të bukura të jetës bashkëshortore dhe shprehu dhimbjen e madhe dhe boshllëkun që ndjen për ish shokun e saj të jetës.

Kryetarja e Bashkisë zonja Majlinda Cara i dorëzoj familjarëve të mësuesit Xhelal Toçi Çertifikatën e Mirënjohjes akorduar nga Bashkia Kurbin që ajo drejton me motivacionin: “Për punë të pa lodhëshme me pasion dhe me devotshmëri në shërbim të dijes dhe arsimimin e shumë gjeneratave, duke sjellë modelin e thjeshtësisë, profesionalizmit, korrektesës dhe ndershmërisë”.
Në fund të pranishmit ndoqën një kolazh me fotografi nga jeta e vepra e mësuesit Xhelal Toçi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shqipëria prezanton potencialin turistik në panairin ndërkombëtar të Londrës

TIRANË , 3 nëntor 2026 / Albania Express News...

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

BULQIZË, 3 nëntor 2026 / Albania Express News /-Një...

Zgjerimi i BE-së, zbardhen detajet e udhërrëfyesit për Shqipërinë, Marta Kos prezanton nesër planin drejt anëtarësimit

Brukseli parashikon përfundimin e negociatave shqiptare në fund të...