Veliaj i drejtohet zyrtarisht SPAK dhe Burgjeve: kërkon takim me përfaqësuesit e Këshillit të Europës në IVEP Durrës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar zyrtarisht SPAK-ut dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve me një kërkesë për të lejuar zhvillimin e një takimi zyrtar me përfaqësuesit e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, gjatë vizitës së tyre në Shqipëri nga 17 deri më 19 nëntor 2025.

Në kërkesën e tij, Veliaj thekson se vizita e delegacionit zhvillohet në kuadër të misionit të monitorimit të Kongresit për respektimin e parimeve të demokracisë vendore dhe qeverisjes së mirë në vendet anëtare të Këshillit të Europës.

Ai kërkon që përfaqësuesve të delegacionit t’u mundësohet takimi me të në ambientet e IVEP Durrës, ku ndodhet aktualisht, për të garantuar transparencë dhe informim të drejtë mbi situatën e tij ligjore dhe institucionale.

Sipas Veliajt, ky takim do të ketë për qëllim sqarimin e respektimit të të drejtave të tij si i ndaluar dhe si funksionar publik, në përputhje me nenet 6 dhe 8 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, që garantojnë të drejtën për komunikim dhe përfaqësim.

“Qëllimi i këtij takimi është të sigurojë transparencë, komunikim të drejtpërdrejtë dhe informim të saktë mbi situatën time ligjore dhe statusin institucional si Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Në përputhje me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, kërkoj miratimin e kësaj kërkese dhe garantimin e kushteve për zhvillimin e takimit gjatë vizitës së përmendur”, – thekson Veliaj në kërkesën e tij drejtuar SPAK dhe DPB.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME