Shqipëria gati për Andorrën, zbulohet gjyqtari i ndeshjes

Shqipëria do të zbresë në fushë ditën e enjte, në orën 20:45, përballë Andorrës në transfertë, në një sfidë të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Pak para sfidës është bërë i ditur edhe arbitri që do të vendosë drejtësi në këtë duel të rëndësishëm për kuqezinjtë.

Takimi do të gjykohet nga rumuni Horațiu Feșniç, një arbitër me përvojë, i cili nuk e ka drejtuar më parë Kombëtaren, por ka arbitruar disa prej klubeve shqiptare në arenën europiane, përfshirë Partizanin, Tiranën dhe Vllazninë.

36-vjeçari do të ndihmohet nga bashkëkombasit e tij Valentin Avram, Alexandru Cerei dhe Rares Vidican. Ndërkohë në dhomën e VAR-it do të jenë Ovidiu Haţegan dhe Adrian Costreie.

Feșniç debutoi si arbitër kryesor në kampionatin rumun më 12 mars 2012, në moshën 22-vjeçare, ndërsa në vitin 2016 u përfshi në listën e FIFA-s, duke gjykuar më pas disa ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Travel off Path”: Shqipëria fiton terren në Mesdhe, Saranda kryeson bumin turistik

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Shqipëria po konsolidohet...

“Euronews”: Tirana shpallet qyteti më ekonomik për pushime në Evropë

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Tirana renditet në...

“Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane”, ministri Ferit Hoxha nga Pogradeci: Vijojmë me reformimin

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Ministri për Evropën...