NEPAL – Tre alpinistë viktima të një orteku në Himalaja, mes tyre një shtetas francez

Të paktën tre alpinistë, përfshirë një shtetas francez, kanë vdekur pasi u goditën nga një ortek në Himalaja, në Nepalin verilindor, shkruan BBC.

Incidenti ndodhi pranë kampit bazë të malit Yalung Ri, në distriktin Dolakha.

”Të vrarët ishin pjesë e një grupi prej 12 alpinistësh dhe guidash lokale që u nisën më shumë se një orë para se të binte orteku”, theksoi shefi i policisë së distriktit.

Grupi përfshinte edhe dy italianë, një gjerman dhe një kanadez.

Pesë guida nepaleze që u kthyen në kampin bazë u plagosën, por jo në gjendje kritike.

Përpjekjet e shpëtimit po vazhdojnë.

Zëvendësshefi lokal i policisë Gyan Kumar Mahato tha se një helikopter shpëtimi ishte ulur sot në zonën Na Gaun të Dolakhas.

”Përpjekjet për të gjetur ata që ende mungojnë janë penguar nga moti i keq dhe problemet logjistike”, sipas raportimeve të medias lokale

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rrëzohet avioni privat në Florida, humbin jetën të 9 personat në bord

SHBA, 2 nëntor 2026 /Albania Express News/-Nëntë persona kanë...

Britania pritet të ashpërsojë rregullat e emigracionit, ministrja e Brendshme prezanton sot masat e reja

BRITANI E MADHE, 2 nëntor 2026 /Albania Express News/-Ministrja...

Ambasadori i ri i Izraelit tregon forcën duke ngritur pesha të rënda në Palestër! Ka një mesazh për shqiptarët?

TIRANË, 2 nëntor 2026 /Albania Express News/-Ohad Nakash Kaynar...

Edi Rama fton sërish protestuesit për dialog, ‘sofra e gurtë’ rikthehet para Kryeministrisë

TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe këtë...