Enkileda Carja shpallet Kampione e Europës në Peshëngritje, rekord pas rekordi në Durrës

Shqipëria ngjitet sërish në majat e sportit europian! Sportistja e Kombëtares Shqiptare të Peshëngritjes, Enkileda Carja, është shpallur Kampione e Europës në Kampionatin Europian të të Rinjve dhe U23, që po zhvillohet në Durrës, duke shkëlqyer me një paraqitje spektakolare dhe plot rekorde.

Vetëm 17 vjeçe, Carja garoi në kategorinë e peshës 63 kilogramë, duke treguar një forcë dhe maturi të jashtëzakonshme për moshën e saj. Ajo nisi garën me 95 kilogramë në stilin e shkëputjes, rezultat që jo vetëm i siguroi avantazhin, por edhe vendosi rekordin e ri europian për moshat. Pa u ndalur, Enkileda e theu rekordin tre herë radhazi, duke ngritur fillimisht 96 kg dhe më pas 98 kg, për ta mbyllur këtë fazë si e para absolute.

Në stilin e shtytjes, e reja nga Shqipëria ishte pa konkurrencë. Ajo zhvilloi një duel me vetveten, duke e tejkaluar kufirin e mëparshëm tre herë të tjera: fillimisht me 113 kg, më pas 116 kg dhe në përpjekjen finale 118 kg, që i dha asaj jo vetëm rekordin europian të shtytjes, por edhe atë të totalit, me 216 kilogramë të ngritura.

Performanca e Enkileda Carjes është fryt i një pune të palodhur dhe përkushtimi maksimal, nën drejtimin e trajneres Englantina Kalemi, një dyshe që po shkruan historinë e peshëngritjes shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Në ceremoninë e dorëzimit të medaljeve, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z. Fidel Ylli, i dorëzoi Enkileda Carjes medaljen e artë, ndërsa Presidenti i Federatës Europiane të Peshëngritjes, Dr. Astrit Hasani, i akordoi certifikatën zyrtare të rekordeve të reja europiane.

Ky sukses është një tjetër dëshmi e potencialit të madh që ka sporti shqiptar dhe i vendos ngjyrat kuqezi në qendër të hartës sportive të Europës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Tragjedi me 18 të vdekur në jug të Kretës, gjendet gjysmë e fundosur një varkë me emigrantë

Të paktën 18 trupa janë nxjerrë nga zona detare...

Skënder Milaqi nga “Sefer Efendiu” tek drita e përjetshme

Udhëtimi i një jete, udhëtimi i një shpirti Nga BUJAR...

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

Tashmë zyrtarisht jemi në muajin më festiv të vitit,...