Super Haaland mban në garë Manchester City-n për titullin

Manchester City reagoi menjëherë pas humbjes ndaj Aston Villa-s, duke u rikthyer te fitorja përballë Bournemouth-it me rezultatin 3-1. Protagonisti kryesor, ashtu si shpesh këtë sezon, ishte Erling Haaland, i cili shënoi dy gola vendimtarë për ekipin e Pep Guardiolës.

Sulmuesi norvegjez zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë, por Bournemouth arriti të barazojë me Adams. Megjithatë, Haaland riktheu epërsinë për City-n pak minuta më pas, duke e mbyllur fraksionin e parë 2-1. Në pjesën e dytë, O’Riley vulosi rezultatin 3-1, duke i dhënë kampionëve në fuqi tri pikë të çmuara.

Me këtë triumf, Manchester City ngjitet në vendin e dytë në renditje, ndërsa mbetet 6 pikë larg Arsenalit, i cili kryeson kampionatin.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME