Lamtumira për Fatos Nanon/ Xhoana Nano mban fjalën në emër të familjes, liderë nga rajoni dhe opozita i bashkohen homazheve

Në nderim të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, gjatë ceremonisë në Pallatin e Kongreseve pritet të mbajë një fjalë në emër të familjes bashkëshortja e tij, Xhoana Nano.

Pas homazheve, arkëmorti i Fatos Nanos do të kalojë përpara godinës së Kryeministrisë për t’u përcjellë më pas drejt varrezave të Sharrës, ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit. Sipas informacioneve në homazhe pritet të marrin pjesë personalitete të shumta nga rajoni dhe politika shqiptare. Nga Maqedonia e Veriut do të jetë i pranishëm kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, nga Kosova, kryeministri Albin Kurti, disa ministra dhe deputetë, ndërsa Malin e Zi do ta përfaqësojë zëvendëskryeministri i vendit.
Nga opozita shqiptare, Partia Demokratike pritet të përfaqësohet nga Flamur Noka dhe Agron Gjekmarkaj.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kane dhe Bellingham në rrugën e Messit, Anglia apo Argjentina, cila do të jetë kundërshtarja e Spanjës?

BOTËRORI 2026 ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Angli-Argjentinë është gjysmëfinalja...

Shqipëria mbylli tre kapitujt e parë, Gjermania duartroket progresin e vendit tonë dhe të qeverisë shqiptare: Kemi besim te ju!

TIRANË ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Ambasada e Gjermanisë në...