Sfida e playout-it me Qipron në Nations League, Kombëtarja e vajzave kryen stërvitjen e fundit.

Kombëtarja shqiptare në futbollin e vajzave mbylli përgatitjet për ndeshjen e kthimit të playout-it të Nations League me Qipron, një sfidë kjo që do të përcaktojë nëse vajzat kuqezi do të qëndrojnë në Ligën B apo do të zbresin në një ligë më poshtë në këtë kompeticion

Federata Shqiptare e Futbollit bën të ditur se kombëtarja e vajzave është në gjendje shumë të mirë fizike. Një lajm i mirë që mori trajneri Armir Grima është ai i rikthimit të Ilarja Zarkës që nuk ishte në fushën e lojës në sfidën e parë me Qipron pasi ishte e skualifikuar për akumulim të kartonëve të verdhë

Kombëtarja e vajzave shkon në këtë ndeshje që do të luhet këtë të martë në ‘Air Albania Stadium’ me disavantazhin 2-3 të ndeshjes së parë. Të besuarave të Armir Grimës do t’I duhet të fitojë me të paktën 2 gola diferencë për të siguruar qëndrimin në Ligën B. Nëse vajzat kuqezi do të fitojnë vetëm me 1 gol diferencë, atëherë sfida do të shkojë në kohën shtesë dhe nëse do të jetë e nevojshme edhe te seria e gjuajtjeve të penalltive

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Përfaqësuesit e protestës do të dalin me Kryeministrin”, deputetja e Elbasanit ,Sara Mila jep lajmin: Jemi drejt dialogut

TIRANË ,3 korrik 2026/Albania Express News/-Deputetja socialiste Sara Mila...

Policia nuk duhet të ndez fitilin e dhunës

TIRANË ,3 korrik 2026/Albania Express News/-Protesta e sotme përpara...

Sulmet masive ruse në Kiev/ Shkon në 30 numri i viktimave, Ukraina shpall ditë zie, Zelensky: Po godasin objektivat politike

UKRAINË ,3 korrik 2026/Albania Express News/-Katër persona u vranë...