Ministri Andis Salla: Kanali vaditës “Naum Panxhi” rikthehet në funksion

ELBASAN /TIRANË , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Mbi 4 mijë hektarë tokë bujqësore në Elbasan dhe Cërrik do të kenë sërish vaditje të garantuar, pas ndërhyrjes së Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për rikthimin në funksion të kanalit vaditës “Naum Panxhi”.

Kanali u dëmtua pak ditë më parë nga rrëshqitja e një masivi dheu, duke ndërprerë furnizimin me ujë për vaditje në zonë. Ndërhyrja e menjëhershme e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan, ka bërë të mundur rikthimin e infrastrukturës vaditëse.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, përmes një video-mesazhi, tha se punimet janë drejt përfundimit dhe se nesër rikthejmë vaditjen e tokave bujqësore në normalitet.

““Lajm i mirë për fermerët e Elbasanit dhe Cërrikut. Tashmë kemi ndërtuar një strukturë metalike që do të mundësojë rikthimin e vaditjes së tokave bujqësore të të gjithë kësaj zone”, deklaroi Salla.

Sipas ministrit, kanali “Naum Panxhi” është 43 kilometra i gjatë dhe mbulon rreth 4 mijë hektarë tokë bujqësore në Elbasan dhe Cërrik.

Rikthimi i kanalit në funksion siguron vijimin normal të vaditjes për mijëra hektarë tokë bujqësore dhe të mbështesë aktivitetin e fermerëve të Elbasanit dhe Cërrikut.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME