Thirrja e Ballës për zgjedhjet italiane: “Muharrem Salihu duhet të jetë zëri i shqiptarëve”

Drejtuesi Politik për Diasporën dhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, bëri sot thirrje të hapur shqiptarëve në Venezia dhe Treviso që të mbështesin kandidaturën e Muharrem Salihut për zgjedhjet rajonale të 23 nëntorit në Itali.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla vlerësoi kontributin dhe frymën e bashkimit që përfaqëson Salihu:

“Muharrem Salihu, një nga shqiptarët më të suksesshëm në Venezia, prej sot është zyrtarisht kandidat për zgjedhjet rajonale, në dy provinca: Venezia dhe Treviso.
Me mbështetjen e shumë shqiptarëve në Venezia dhe Treviso, Muharremi do të jetë zëri juaj në vendimet e rëndësishme për rajonin.
‘Bashkimi bën fuqi’, thoshte heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.”

Muharrem Salihu, president i Confimprese Venezia dhe një nga sipërmarrësit më të njohur shqiptarë, ka lindur në Tupallë të Medvegjës. Përveç aktivitetit të tij biznesor, ai njihet për angazhimin e tij në mbrojtjen e shqiptarëve në Serbi.

Nga viti 2015 deri në 2019, Salihu shërbeu si këshilltar komunal në Medvegjë, duke dokumentuar mbi 3.000 raste pasivizimi të adresave të shqiptarëve – një fenomen që ai e cilësoi si “spastrim etnik digjital”. Përmes raportimeve dhe nismave ndërkombëtare, çështja arriti deri në Parlamentin Evropian, duke bërë të njohur në botë diskriminimin ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Euronews”: Tirana shpallet qyteti më ekonomik për pushime në Evropë

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Tirana renditet në...

“Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane”, ministri Ferit Hoxha nga Pogradeci: Vijojmë me reformimin

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Ministri për Evropën...

Brazili hiqet nga lista e Bashkimi Europian, ndalohet importi i mishit të gjedhit dhe shpendëve

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Brazili hiqet nga...