Tregani në qendër të zhvillimit: mbi 2 milionë euro investime në dy vite

Në kuadër të procesit të Buxhetimit me Pjesëmarrje, Kryetari iBashkisë Elbasan, Gledian Llatja dhe deputetja Evis Kushizhvilluan një takim me banorët e Njësisë Administrative Tregan.

Takimi u mbajt në ambientet e shkollës së re “Jonuz Carçiu”, njënga investimet më të rëndësishme të realizuara në këtë zonëgjatë vitit paraardhës.

Kryebashkiaku  Llatja, theksoi se gjatë dy viteve të fundit janërealizuar investime të konsiderueshme në këtë njësi:

Vetëm në këto dy vite, në Tregan kemi realizuar mbi 2 milionëeuro investime në infrastrukturë shkollore dhe rrugore,”  u shpreh ai.

Duke u ndalur fillimisht te shkolla “Jonuz Carçiu”, ku u zhvilluaedhe takimi, Llatja shtoi se “kjo shkollë ka qenë një nga kërkesatmë të shumta të banorëve. Ishte një shkollë problematike përshumë vite, por tashmë kemi arritur ta kthejmë në një institucionmodern që u shërben fëmijëve të zonës.”

Përmirësimin e rrugëve dhe infrastrukturës në Tregan, ishte njëtjetër aspekt ku u ndal Llatja duke shtuar se “janë realizuar rrugae Kyçykëve, rrugët e brendshme të fshatit Tregan, si edhe pjesae dytë e vazhdimit të rrugës që lidh Treganin dhe fshatin Kyçykme Cërrikun. Të gjitha këto janë investime që po e zhvillojnëndjeshëm zonën.

Ai vuri theksin te potenciali i madh zhvillimor i zonës, veçanërisht në turizëm.

Në Tregan kemi një potencial të madh, ujin termal të Llixhës, turizmin dhe numrin më të madh të shtretërve në Bashkinë e Elbasanit. Do ta mbajmë Treganin në qendër të vëmendjes dhedo të mbështesim komunitetin për të vijuar punët e mira e për tëzgjidhur problematikat që ekzistojnë,” u shpreh Llatja.

Duke folur për zhvillimin ekonomik, ai shtoi se, “synimi ynë është ta zhvillojmë Treganin jo vetëm nga aspektiinfrastrukturor, por edhe ekonomik, duke shfrytëzuar potencialinqë ka sot me biznese të reja, hotele të reja dhe mundësi tështuara në kapacitete akomoduese. Ne do të vazhdojmë me tënjëjtin ritëm për punët publike.”

Në vijim, Kryetari njoftoi edhe projektet e reja që pritet të nisinsë shpejti.

Shumë shpejt do të nisë rruga e Bajramëve, ashtu si do tëvijojmë me prioritetet tona për të lidhur edhe fshatrat e tjerë. Prioritet tona për vitin tjetër janë rruga nga Tregani nëTrepsenisht dhe Tudan-Mjekës nga të dyja krahët,”  theksoi ai.

Deputetja Evis Kushi vlerësoi potencialin e madh zhvillimor tëzonës dhe rëndësinë e përfshirjes së banorëve në procesin e vendimmarrjes.

Është shumë e rëndësishme që banorët janë pjesë e procesit tëvendimmarrjes. Vetëm përmes pjesëmarrjes aktive mund tësigurojmë zhvillim të qëndrueshëm për çdo fshat të kësajnjësie,” u shpreh Kushi.

Në përfundim të takimit, banorët votuan prioritetet kryesore tëinvestimeve që do të përfshihen në buxhetin e vitit 2026.

Procesi i Buxhetimit me Pjesëmarrje mbetet një model demokratik që u jep qytetarëve mundësinë të vendosin përzhvillimin e komunitetit të tyre.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME