Gushti shënoi rekord vizitorësh dhe netëqëndrimi në strukturat akomoduese

E vendosur në zemër të Mesdheut, Shqipëria po kthehet gjithnjë e më shumë në një nga destinacionet më të preferuara për turistët vendas dhe të huaj.

Bukuria natyrore, mikpritja tradicionale dhe çmimet konkurruese e bëjnë vendin tonë një zgjedhje tërheqëse për pushime gjatë gjithë vitit.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i përgjithshëm i vizitorëve gjatë muajit gusht është rritur me 35,1%, ku vizitorët jo-rezidentë janë rritur me 40,6%, ndërsa ata rezidentë me 21,6 %.

Po ashtu, netëqëndrimet gjithsej janë rritur me 33,3%, ku netëqëndrimet e vizitorëve të huaj janë rritur me 42,6%, ndërsa ato të rezidentëve me 11,7%.

Rritja më e theksuar e vizitorëve të huaj është regjistruar në zonat bregdetare, me një rritje prej 47,8%, ndërsa në hotelet dhe strukturat e ngjashme të akomodimit është shënuar një rritje prej 35,2%.

Pjesa më e madhe e vizitorëve jorezidentë që kanë zgjedhur të qëndrojnë në Shqipëri vijnë nga Kosova (21%), Polonia (12%), Italia (10%), ndërsa nga Franca dhe Gjermania, secila 7%.

Gjithashtu, është shënuar një përmirësim në normën e shfrytëzimit të dhomave në hotele, e cila arriti në 61,5%, nga 59,6% që ishte në Gushtin e kaluar.

Të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë muajit gusht numri i vizitorëve të huaj arriti në gati 2,4 milionë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga Diplomacia te Shkenca, cilët janë 3 kapitujt e parë që Shqipëria mbyll në negociatat me Brukselin

TIRANË,10 korrik 2026/Albania Express News/-Shqipëria hedh një tjetër hap...

Presidenti çek paralajmëron Ukrainën: Keni dy muaj për të rinisur negociatat me Rusinë ose lufta mund të përshkallëzohet

ÇEKI ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Presidenti i Çekisë, Petr...

Berisha: Do të kërkojmë komision hetimor për policimin politik digjital të qytetarëve

TIRANË, 10 korrik 2026 /Albania Express News/ -Kryetari i...