Rritet përdorimi i mjeteve elektrike, ndikim i ndjeshëm në uljen e ndotjes

Flota e mjeteve në qarkullim po përjeton një transformim të ndjeshëm në drejtim të transportit të qëndrueshëm, me një rritje të mjeteve elektrike gjatë periudhës janar-shtator 2025.

Sipas të dhënave zyrtare, janë regjistruar gjithsej 3901 mjete elektrike, një rritje prej 80% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, duke dëshmuar kështu një ndërgjegjësim gjithnjë e më të madh të qytetarëve dhe bizneseve për ndikimin e transportit në mjedis.

Mjetet elektrike me zero kilometra kanë përbërë 39,9% të të gjitha regjistrimeve të reja me zero km për nëntëmujorin e parë të këtij viti, një përqindje që jo vetëm tejkalon ndjeshëm vitin 2024, kur kjo shifër ishte 28,2%, por paraqet një rritje të vazhdueshme krahasuar me vitin 2023 (25%) dhe 2022 (7,2%).

Përtej shifrave të regjistrimeve, ndikimi pozitiv në mjedis është një tjetër tregues domethënës.

Vetëm për periudhën janar-shtator 2025, llogaritet një reduktim prej mbi 13 milionë kilogramë dioksid karboni në vit, çka përkthehet në ndikim të barasvlefshëm me mbjelljen e mbi 452 mijë pemëve.

Ky rezultat i rëndësishëm jo vetëm që forcon angazhimin e vendit ndaj objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm, por shërben edhe si nxitje për politika të mëtejshme mbështetëse në sektorin e transportit të pastër.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sensacion në Gjermani, SV Elversberg shkruan histori: nga kategoria e katërt në Bundesliga brenda katër vitesh

GJERMANI,21 maj 2026/Albania Express News/Klubi modest gjerman SV Elversberg...

Reflektimi i mbrëmjes – thirrja urgjente për ndihmë

Nga Xhensil Shkëmbi Fillimisht, do u lutesha të gjithëve që...

Qeveria ndryshon rregullat për regjistrimin dhe përdorimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve

TIRANË, 21maj 2026 /Albania Express News/ Forcohen rregullat e...