Zjarr në makinë në lëvizje në aksin Librazhd-Prrenjas, shpëton mrekullisht shoferi emigrant

 

 

Një ngjarje me rrezik për jetën ka ndodhur më orëtve vona të mbrëmjes së sotme në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas, në vendin e njohur Bushtricë, ku një automjet ka marrë flakë gjatë lëvizjes. Automjeti, i cili sipas informacioneve paraprake funksiononte me benzinë dhe gaz, është përfshirë nga flakët në ecje dhe është djegur plotësisht brenda pak minutash.

Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë në kohë dhe ka shpëtuar pa lëndime. Bëhet fjalë për një emigrant i cili po kthehej në vendlindje për të vizituar familjen dhe prindërit.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë me shpejtësi forcat zjarrfikëse të Bashkisë Librazhd, të cilët kanë arritur të lokalizojnë dhe shuajnë flakët në një kohë rekord, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe shmangien e ndonjë tragjedie të mundshme.

Shkaqet e shpërthimit të zjarrit mbeten ende të paqarta, por dyshohet se mund të jetë një defekt teknik në sistemin e gazit të automjetit. Grupi hetimor dhe shërbimet përkatëse janë në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

PD rinovon kupolën drejtuese, nesër gara, Noka drejt rikonfirmimit. Zbardhen emrat që përfliten

TIRANË ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Partia Demokratike pritet të...

Botërori 2026/ Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale

BOTËRORI 2026 ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Francë-Spanjë është gjysmëfinalja...

“Vërejtje në biografi”

Nga Auron Tare TIRANË ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Dikur, kur...