8 futbollistë me vlerë mbi 2.6 milionë euro të larguar nga AF Elbasani, verdheblutë përballë një merkatoje sfiduese

ELBASANI ,1 korrik 2026/ Albania Express News/-AF Elbasani po kalon një periudhë të vështirë në prag të sezonit të ri, pasi klubi ka zyrtarizuar largimin e tetë futbollistëve të rëndësishëm, duke krijuar boshllëqe në të gjitha repartet e skuadrës. Sipas vlerësimeve të tregut, vlera e përgjithshme e lojtarëve të larguar i kalon 2.6 milionë euro, ndërsa klubi nuk ka përfituar asnjë të ardhur nga transferimet e tyre. 

Mes emrave që kanë mbyllur bashkëpunimin me verdheblutë janë Martin Janacek, Karim Loukili, Manellari, Emir Azemovic, Ze Gomes, Sigitas Olberkis, Tsague dhe Xhonatan Lajthia.

Goditja më e madhe duket në repartin ofensiv, ku largimi i goleadorëve Xhonatan Lajthia, Ze Gomes dhe Tsague i heq ekipit një pjesë të konsiderueshme të potencialit sulmues. Të tre ishin ndër protagonistët kryesorë të sezonit të kaluar, duke rezultuar vendimtarë në shumë ndeshje dhe duke u kthyer në një makth për mbrojtjet kundërshtare. 

Edhe prapavija ka pësuar ndryshime të mëdha. Largimi i qendërmbrojtësve Emir Azemovic dhe Sigitas Olberkis pritet të ndikojë ndjeshëm në ekuilibrat defensivë të skuadrës, duke e detyruar stafin teknik të ndërhyjë me afrime cilësore për të rindërtuar mbrojtjen.

Në këto kushte, drejtuesit e klubit përballen me një nga merkatot më të rëndësishme të viteve të fundit. Elbasani do të duhet të rindërtojë thuajse nga e para disa reparte të skuadrës, ndërsa tifozët presin me interes lëvizjet e ardhshme, sidomos në prag të angazhimeve në sezonin e ri dhe në arenën europiane.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ndërpritet seanca për Ergys Agasin në GJKKO, avokatët kërkojnë kohë për t’u njohur me aktet. Ja kur pritet të rinisë

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Është ndërprerë seanca...

Zjarret në qarkun e Elbasanit / Mali i Dardhës në Librazhd dhe Mali i Qukësit në Prrenjas vijojnë nën monitorim

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Vatrat e zjarrit...

Dinamo “digjet” në fund, ekipi i Ilir Dajës mposhtet nga Pafos dhe i thotë lamtumirë ëndrrës europiane

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Dinamo është eliminuar...