TIRANË ,7 korrik 2026/Albania Express News/-Mbahet në Tiranë tubimi i 38 radhazi, i cili nisi për kundërshtimin e projektit në Sazan, e më tej u renditën një sërë arsyesh për të cilat protestohet.
Si çdo ditë grumbullimi i protestuesve ka nisur në sheshin Skëndërbej, e mandej tubuesit kanë marshuar drejt Kryeministrisë.
Me pankarta në duar dhe thirrje me megafon, ata kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe një qeveri teknike.
Edhe këtë të martë dëgjoheshin thirrjet ‘Rama jep dorëheqjen’, ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’.
“Kam një mesazh për ata që mbështesin protestën, të qëndrojmë të bashkuar përtej ndasive të vogla që mund të kemi. Secili mund të ketë ndonjë defekt, ndaj ju bëj thirrje të gjithëve të qëndrojmë të bashkuar dhe të vijojmë protestën. Patjetër jam shumë falënderuese dhe besoj të gjithë bashkë jemi falënderues ndaj atyre që bëjnë një punë fantastike duke shpërndarë protestën, por mos përgojoni njerëz pa ditur të vërtetën”, tha protestuesja Luçiana Kokaj.
Pas disa orësh te Kryeministria protestuesit kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet.

