30 mln euro nga rivlerësimi i pronave/ 9500 aplikime në 2 muaj, mbizotëron Tirana dhe Durrësi

Fushata e rivlerësimit e vendosur në zbatim që prej muajit shkurt ka pasur një interes të lartë nga qytetarë, biznese dhe njësi tregtare për të përafruar pronat me vlerën e tregut.

Mbi 30 milionë euro janë arkëtuar nga ky proces ndërsa vetëm në 2 muaj janë kryer mbi 9500 aplikime. Është Tirana ajo që mbizotëron me rreth 4 mijë aplikime pasuar nga Durrësi 2 mijë dhe më pak në Vlorë rreth 700 prona dhe subjekte.
“Nëse i bëjmë të gjitha llogaritjet na rezulton se sot kemi të formalizuara në dokumentacion 600 milionë euro pra ka qenë vlerë tregu por nuk ka qenë e reflektuar në kartelat e pasurisë dhe ajo që vërehet dikur një pronë rivlerësohej mesatarisht 35-40 mijë euro sot vlera mesatare për aplikim apo rivlerësim prone rreth 65 mijë pra 50% më tepër se fushatat e kaluara”, tha drejtori i Narea-s Reinaldo Pipiria

Një ecuri e tillë e rivlerësimit dhe arkëtimet në rritje, sipas kryetarit të shoqatës së pasurive të paluajtshme ka nxjerrë në pah edhe informalitetin.
“Pronat po rivlerësohen 50% më tepër sesa fushatat e kaluara dhe kjo jep disa sinjale, fakti që diferenca është 65 mijë euro para dhe pas aplikimit pra a po rivlerësohen prona të vjetra, pyetja e dytë nëse s’janë këto dhe ato që kanë qenë në ndërtim e sipër ka pasur vlerë tjetër dhe ka ndryshuar, apo reflektim i informalitetit që po del në sipërfaqe”, tha drejtori i Narea-s Reinaldo Pipiria.

Ndërsa aplikimet kanë qenë në rritje, vlerësues të pronave tregojnë për Top Channel se procesi ka hasur edhe problematika.
“Hasim problematika në vlera që dalin lidhje me atë që duhet jetë. Problematikë tjetër mundësia e aplikimit për prona që aplikohen me çmim reference sistemi merr amortizimin ndërkohë ka qytetarë që se duan”, tha vlerësuesi i pasurive të paluajtshme Ervin Demerxhiu
“Përgjithësisht ka të bëjë me sistemin për shkak të mbingarkesës, por situata ka vijuar qetë”, tha eksperti i tregut imobiliar, Orgest Beti.
Por për të gjithë qytetarët që duan të rivlerësojnë pronat si kryhet ky proces dhe sa variojnë çmimet?
“Në momentin që vlerësuesi ka bërë vlerësimin tek raporti që hartohen vëhet vlerësimi real dhe më pas me këtë aplikim aplikohet në ashk e bën vlerësuesi dhe ashk bën përafrimin real të pronës me vlerën e tregut”, tha eksperti i tregut imobiliar, Orgest Beti.
“Apartamentet shkojnë kryesisht nga 15 mijë lekë të reja deri në 20 mijë lekë njësitë 20-25 mijë lekë etj”, tha vlerësuesi i pasurive të paluajtshme Ervin Demerxhiu.
Sipas ekspertëve një proces i tillë i rivlerësimit ka nxitur edhe shitjet teksa më shumë qytetarë po përfitojnë nga fushata me tatimin 5% duke përafruar vlerën reale të pronës me tregun.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME