13-vjeçari hap zjarr në një shkollë në Brazil, dy të vrarë dhe disa të plagosur në Rio Branco

Një ngjarje tragjike ka tronditur veriperëndimin e Brazil, ku një 13-vjeçar hapi zjarr brenda një shkolle në Rio Branco, duke vrarë dy anëtarë të stafit dhe duke plagosur një tjetër punonjës si dhe një nxënës.

Sipas autoriteteve, adoleshenti u arrestua menjëherë pas sulmit dhe ndodhet në paraburgim, ndërsa policia ka ndaluar edhe njerkun e tij, pronar i armës së përdorur në krim. Pistoleta është konfiskuar dhe hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Dy viktimat janë identifikuar si Alzenir Pereira dhe Raquel Sales Feitosa, të cilët, sipas informacioneve paraprake, u përpoqën të ndalonin autorin pasi vunë re sjellje të dyshimta në ambientet e shkollës. Ata u qëlluan disa herë dhe humbën jetën në vend.
Sipas komandantit të BOPE, nënkolonelit Felipe Russo, arma e përdorur i përkiste njerkut të të miturit, i cili u arrestua më pas nga policia.
Gjatë sulmit, një nxënës 11-vjeçar u plagos në kofshën e majtë, ndërsa një punonjës 45-vjeçar u qëllua në këmbë. Të plagosurit morën ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas u transportuan në spital për trajtim të specializuar.
Autoritetet lokale shprehën ngushëllimet për familjet e viktimave dhe komunitetin shkollor, ndërsa ekipe mbështetjeje psikologjike dhe sociale janë mobilizuar për të ndihmuar nxënësit dhe stafin.
Si masë sigurie, mësimi është pezulluar për tre ditë në të gjitha institucionet arsimore në shtetin Acre, ndërsa ngjarja ka rikthyer shqetësimet për rritjen e sulmeve me armë zjarri në Brazil vitet e fundit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Stuhia e fortë që goditi Elbasanin rrëzoi pemë dhe dëmtoi një shtyllë e tensionit të mesëm

ELBASAN,3 qershor 2026/Albania Express News/-Nga stuhia e cila u...

Dita e 34-të e tubimit! Protestuesit nisin fjalimet përpara drejt Kryeministrisë, thirrje për lirimin e të arrestuarve

TIRANË ,3 korrik 2026/Albania Express News/-Në Tiranë po mbahet...

Mazniku: “Ky imazh në WhatsApp është FAKE, i bërë me AI”

Drejtuesi Politik i Qarkut Elbasan Arbjan Mazniku ka reaguar...