100 ndeshje me Kombëtaren, Hysaj para duelit me Luksemburgun: Një moment i jashtëzakonshëm për mua

TIRANË,5 qershor 2026/Albania Express News/Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, ka dalë në konferencë për shtyp në prag të sfidës miqësore ndaj Luksemburgut, duke vlerësuar kundërshtarin dhe duke theksuar se kuqezinjtë duhet të tregohen maksimalisht të përqendruar për të marrë rezultatin e dëshiruar.

Mbrojtësi i Shqipërisë u shpreh se futbolli ka ndryshuar ndjeshëm dhe se nuk ekzistojnë më skuadra të lehta, pavarësisht emrit apo historisë së tyre.
“Çdo ekip ka bërë përparim dhe duhet respektuar. Kemi analizuar kundërshtarin me stafin teknik dhe po punojmë për të korrigjuar disa mangësi që u shfaqën në ndeshjen e fundit. Duhet të jemi më të përqendruar se kundërshtari për të fituar”, deklaroi Hysaj.

Futbollisti foli edhe për atmosferën brenda ekipit pas ardhjes së trajnerit të ri, duke vlerësuar energjinë dhe filozofinë që ai po përpiqet të sjellë në skuadër.
Sipas tij, grupi është i motivuar dhe po përshtatet me kërkesat e reja tekniko-taktike, ndërsa objektivi mbetet ndërtimi i një skuadre konkurruese për sfidat e ardhshme.
Duke komentuar problemet në finalizim që u panë në takimin e fundit, Hysaj theksoi se krijimi i rasteve është një sinjal pozitiv dhe se sulmuesit kanë nevojë për mbështetje dhe besim.
“Duhet të qëndrojmë pozitivë. Rastet po krijohen dhe golat do të vijnë. Sulmuesit tanë kanë cilësi dhe duhet të luajnë pa presion”, tha ai.
Mbrojtësi kuqezi nuk fshehu ambiciet për të ardhmen, duke deklaruar se ëndrra e tij është që Shqipëria të sigurojë një tjetër kualifikim në Kampionatin Europian dhe të synojë sukses edhe në Ligën e Kombeve.
Ndeshja ndaj Luksemburgut mund të ketë edhe një domethënie të veçantë për Hysajn. Nëse aktivizohet, ai do të regjistrojë paraqitjen e 100-të me fanellën e Kombëtares shqiptare.
“Do të ishte një moment i jashtëzakonshëm për mua. Që fëmijë kam ëndërruar të luaj për Kombëtaren dhe të arrij në 100 ndeshje është një krenari e madhe”, përfundoi mbrojtësi shqiptar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Spektakël me 6 gola në Rrogozhinë! Egnatia nuk dorëzohet, kualifikimi vendoset në Slloveni

RROGOZHINË ,22 korrik 2026/Albania Express News/-Egnatia ka mbajtur gjallë...

Protestuesit me risi në ditën e 53 të tubimit, valle me maska në shesh teksa kërkojnë qeveri tranzitore

TIRANË ,22 korrik 2026/Albania Express News/-Vallja me maska ishte...

Ferr zjarri në Siçili/ 1000 vatra dhe temperatura ekstreme, zjarrfikësit në betejë me flakët

ITALI ,22 korrik 2026/Albania Express News/-Zjarrfikësit italianë po përballen...

Shifër historike në futboll: Lamine Yamal dhe Erling Haaland vendosin rekordin e ri me 220 milionë euro

BOTA ,22 korrik 2026/Albania Express News/-Platforma e specializuar Transfermarkt...