Edi Rama në 35-vjetorin e PS në Vlorë: Investimi në Zvërnec, bekimi i madh për ekonominë e Shqipërisë

VLORË, 5 qershor /Albania Express News/ Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh Kryeministër, Edi Rama mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë.

Në fjalën e tij, Rama vlerësoi pjesëmarrjen e lartë në takim, duke e cilësuar atë të pazakontë për një event që nuk është elektoral.

“E di shumë mirë, po ashtu e ndjej se çfarë ju ka sjellë në këtë shesh, përveçse thjesht ditës së lindjes së PS-së, por dua t’ju them që sot erdha këtu drejtpërdrejt nga Tivati,” u shpreh ai.

Kryeministri tha se gjatë qëndrimit në Tivat ka reflektuar mbi ndikimin që, sipas tij, kanë vendimet politike dhe investimet në transformimin e një vendi.

“Gjatë gjithë kohës që kam qenë atje kam menduar sesi e ndryshon rrugën edhe të një vendi të tërë një moment dhe sesi një vendim i gabuar apo një sjellje e gabuar e atyre që vendosin mund të spostojë rrugën e së ardhmes nga një vend në një tjetër”, u shpreh Rama.

Ai theksoi se ishte hera e parë që vizitonte Tivatin, duke shtuar se më parë kishte refuzuar ftesa për të shkuar atje nga persona të afërt të familjes dhe miq.

“Tivati është një vend i bukur, por si Tivati Vlora ka çdo gji të saj. Përpara se Tivati, një qytezë me rreth 10 mijë banorë, të kthehej në një destinacion turistik, ai ishte një bazë ushtarake e kohës së Jugosllavisë dhe konsiderohej si një bregdet i pazhvilluar”, tha ai.

Rama shtoi se transformimi i Tivatit erdhi pas investimin në Porto Montenegro e kthyer atë në një nga destinacionet më të vizituara në rajon, me rreth 5 milionë turistë në vit.

Ai përmendi edhe projektin e dështuar në Shqipëri, për zhvillimin e portit turistik të Durrësit nga një investitor kanadez, i cili më pas e realizoi projektin në Mal të Zi.

Sipas Kryeministrit, zhvillimi i zonës së portit në Tivat ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e vlerës së pronës, e cila nga rreth 400 euro për metër katror ka arritur deri në 12 mijë euro në zonat më të zhvilluara.

Ai theksoi se Mali i Zi, pavarësisht përmasave të vogla dhe mungesës së një baze të gjerë prodhuese, ka arritur rritje të ndjeshme ekonomike falë zhvillimit të turizmit.

“Mali i Zi ka ditur të shfrytëzojë bukurinë e vet dhe potencialin turistik, duke u bërë një nga vendet me pagat më të larta në rajon”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se Shqipëria ka një potencial më të madh natyror se Mali i Zi, me dy dete, nëntë lumenj dhe liqene të shumta, duke e cilësuar turizmin si një nga motorët kryesorë të zhvillimit ekonomik.

Ai dha edhe shembuj ekonomikë mbi ndikimin e turizmit, duke theksuar se çdo euro e shpenzuar në sektorin e turizmit gjeneron shumëfish më shumë në ekonomi përmes zinxhirit të shërbimeve dhe aktiviteteve të lidhura.

“Sipas të gjitha studimeve të bëra, 1 euro që huyn një hotel apo në një resort luskoz është e barabartë me 1,6 deri 2 euro që menjëherë hyn në ekonominë rrotull”, theksoi Rama.

“Unë di të them që ai investim duke u realizuar do të bëhet bekimi i madh i ekonomisë, jo të Vlorës, as të qarkut të Vlorës, por të të gjithë Shqipërisë”, theksoi Rama.

“Zhvillimi i turizmit elitar, hoteleve me 5 yje dhe marinave është ajo që sjell transformimin e vërtetë ekonomik”, tha Rama.

Rama theksoi se vendet nuk ngecin për shkak të varfërisë materiale, por për shkak të mungesës së vizionit dhe “varfërisë së ëndrrave”, duke shtuar se zhvillimi vjen përmes investimeve dhe projekteve të mëdha strategjike.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Edi Rama: Vlora me projektin në Zvërnec bëhet destinacioni turistik më i rëndësishëm botëror

VLORË, 5 qershor 2026 /Albania Express News/ Kryeministri Edi...

Kryeministri Edi Rama: Sazani mbetet pronë e shtetit shqiptar, jo objekt privatizimi

VLORË, 5 qershor /Albania Express News/ Kryeministri Edi Rama...

100 ndeshje me Kombëtaren, Hysaj para duelit me Luksemburgun: Një moment i jashtëzakonshëm për mua

TIRANË,5 qershor 2026/Albania Express News/Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid...