TIRANË ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Një tjetër ndryshim në listën e Kombëtares shqiptare vetëm pak ditë përpara sfidës së parë në UEFA Nations League. Adrion Pajaziti është i detyruar të largohet nga grumbullimi i Shqipërisë për shkak të dëmtimit, duke mos qenë në dispozicion të trajnerit Rolando Maran për ndeshjet e radhës.
Burime për gazetarin Endi Tufa të Top Channel konfirmojnë se stafi i Kombëtares ka vendosur menjëherë për zëvendësimin e tij.
Në vend të Pajazitit, ftesa i është dërguar zyrtarisht Klevi Qefalisë, i cili do t’i bashkohet grupit kuqezi dhe do të jetë pjesë e përgatitjeve për katër ndeshjet e Nations League.
Ky është ndryshimi i radhës në skuadrën e Maranit në prag të sfidave të rëndësishme të shtatorit dhe tetorit. Shqipëria do të përballet fillimisht me Bjellorusinë më 26 shtator, ndërsa më pas do të luajë ndaj San Marinos dhe Finlandës. Pajaziti ishte pjesë e listës fillestare prej 29 lojtarësh të shpallur nga Marani më 19 shtator.

