Zonat e mbrojtura, destinacion kryesor për turistët e natyrës në Shqipëri

Zonat e mbrojtura në Shqipëri po shndërrohen në destinacione kryesore për dashamirësit e natyrës dhe turistët aventurierë. Ministrja në detyrë e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, publikoi se gjatë periudhës janar-gusht 2025, 4 milionë vizitorë shijuan atraksionet e këtyre zonave, një rritje prej 200 mijë vizitorësh krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kumbaro theksoi se kjo shifër reflekton rritjen e turizmit të përgjegjshëm dhe angazhimin e Shqipërisë për përfshirjen e 5 Parqeve Kombëtare në Listën e Gjelbër të IUCN. Zonat e mbrojtura ofrojnë relievin e larmishëm dhe bukuritë natyrore që tërheqin turistët për hiking, ecje në natyrë dhe vëzhgim shpendësh, përfshirë Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, lagunën e Nartës, Kune-Vainit, liqenet e Shkodrës dhe Pogradecit.

Zgjerimi i këtyre zonave synon të ruajë integritetin e tyre natyror, biodiversitetin e lartë dhe habitatet e rralla, duke i bërë ato destinacione të rëndësishme për turizmin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e natyrës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Partia politike dhe shoqëria

  Kërkesa e vazhdueshme e shoqërisë për progres ushqen vullnetin...