Zjarri përfshin dy banesa në lagjen “Aqif Pasha” në Elbasan

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë dy banesa private rreth orës 13:40 në lagjen “Aqif Pasha”, në qendër të Elbasanit. Flakët janë shfaqur në një shtëpi private ku banon një person i moshuar dhe më pas janë përhapur në një tjetër banesë ngjitur, e cila rezulton e pabanuar.

Fillimisht pati rrezik serioz edhe për banesat përreth, pasi në këtë bllok banimi të kësaj lagjeje shtëpitë janë me çati të bashkëngjitura. Zjarri është vënë nën kontroll me shunë vështirësi rreth orës 14:40 dhe aktualisht nuk rrezikohen banesa të tjera.

Dyshohet paraprakisht se shkak mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike, por është ende herët për një konkluzion, teksa hetimet pritet të nisin pas shuarjes së plotë të flakëve.Në vendngjarje kanë ndërhyrë 4 mjete zjarrfikëse me 12 efektivë dhe fatmirësisht nga ky zjarr me përmasa të mëdha nuk pati persona të lënduar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Partia politike dhe shoqëria

  Kërkesa e vazhdueshme e shoqërisë për progres ushqen vullnetin...