Zjarr në zonën pyjore të Grepsit në Nikël, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse nga Kruja, Tirana dhe Kamza

TIRANË ,04 shtator 2026 / Albania Express News /-Një zjarr është regjistruar ditën e sotme në fshatin Greps në Njësinë Administrative Nikël të Krujës.

Burime nga bashkia e Krujës bëjnë me dije se flakët janë përhapur në zonën pyjore të Grepsit, një sipërfaqe me pemë dhe shkurre.
Pas sinjalizimit për zjarrin, në terren kanë mbërritur forcat zjarrfikëse nga Kruja të mbështetura dhe nga Kamza dhe Tirana, të cilat po punojnë për izolimin dhe vënien nën kontroll të flakëve.

Zjarri po përhapet nga zona e Grepsit drejt fshatit Mukje dhe zjarrfikësit po punojnë gjithashtu për të ndaluar përhapjen e tij drejt banesave në zonë.
Situata paraqitet e vështirë për shkak të erës, e cila po favorizon përhapjen e zjarrit në sipërfaqen pyjore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ndahet nga jeta Izet Duraku, poeti dhe gazetari që la gjurmë në kulturën dhe median shqiptar

Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë, Dega Kukës, shpreh ngushëllimet...

Egnatia e Rrogazhinës kërkon pikë në Danimarkë, superkompjuteri i jep 79,2% shanse për kualifikimin historik

NGA FATMIR POPJA Rrogozhinasit përballen sonte në orën 21.00 me...

Rama nis “spastrimet” në administratë, i kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...