Zjarr në një banesë të pabanuar në lagjen Kala, rrezikohen edhe godinat përreth

Një shtëpi e pabanuar në lagjen historike Kala të Elbasanit është përfshirë nga flakët gjatë orëve të pasdites së sotme, duke krijuar rrezik serioz edhe për banesat përreth për shkak të afërsisë së ndërtesave në këtë zonë të vjetër të qytetit.

Zjarri i cili u vu re rreth orës 18:30 ka përfshirë kryesisht çatinë e objektit, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve është bërë e vështirë për shkak të rrugicave të ngushta që karakterizojnë lagjen. Megjithatë, falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, flakët u vunë nën kontroll dhe u shmang dëmtimi i shtëpive ngjitur.

Sipas vlerësimeve paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga hedhja e një cigareje së ndezur ose nga persona të cilët përdorin lëndë narkotike dhe shpeshherë strehohen në banesa të braktisura.

Banorët e zonës shprehen të shqetësuar, pasi kjo nuk është hera e parë që një ndërtesë e pabanuar në Kala përfshihet nga flakët. Disa muaj më parë, një tjetër shtëpi e braktisur në të njëjtën lagje u dogj plotësisht, duke ngritur alarmin për rrezikun e vazhdueshëm që paraqesin këto objekte.

Autoritetet po hetojnë për të përcaktuar shkakun e saktë të ngjarjes.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama nis “spastrimet” në administratë, i kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...

Glen Daja mendon revolucionin te Elbasani, trajneri kërkon rikthimin urgjent të Sory Diallo

Trajneri i ri i verdhebluve pritet të ndryshojë filozofinë...

Taulant Balla: Partia Demokratike po strehon persona të kërkuar nga policia për zjarrvënie

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Shoqata e Prokurorëve...

Ndërprerje e planifikuar e energjisë elektrike më 23 tetor, ja zonat që do të preken në zonën e Librazhdit

ELBASAN, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-OST sh.a njofton...