Zgjedhjet e FSHF: Duka i vetëm, 13 kandidatë për Komitetin Ekzekutiv

FSHF ka bërë të ditur se është miratuar lista përfundimtare e kandidatëve për president të FSHF dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të cilët duhet të zgjidhen në Asamblenë e Zakonshme Zgjedhore më 16 shkurt të këtij viti.

Dhe ashtu siç pritej, me propozimin e 33 anëtarëve dhe pa asnjë kundërshtar në garë, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është kandidati i vetëm për këtë post drejtues, që e bën konfirmimin e tij për një tjetër mandat fakt të kryer pa pritur mbledhjen e përfaqësuesve të futbollit shqiptar.

Ndërkohë, në garën për Komitet Ekzekutiv të FSHF-së, janë në listë 13 emra për 10 vende. Edhe aty, Anila Basha dihet që tani se është fituese, pasi është e vetmja femër në garë dhe si rrjedhojë e ka automatikisht të sigurt praninë, sipas statutit të FSHF. Ndërkohë, në risitë mes kandidatëve është prania e ish-presidenti të Teutës, Edmond Hasanbelli, si dhe ikonës të Kombëtares shqiptare, Geri Çipi.

Gjithashtu në garë janë edhe emra të tjerë të njohur, si Armando Cungu e Erind Resuli, dy nga emrat më të besuar të FSHF në këto vite pasi kanë mbajtur poste në drejtimet e ekipeve të moshave apo të futsallës.

Lista e 13 kandidatëve për 10 vende në Komitetin Ekzekutiv:

Abdyl Kuriu (rikandidon)

Anila Basha (rikandidon)

Arben Dervishaj (rikandidon)

Armando Cungu

Blendi Fevziu

Edmond Hasanbelli

Envi Hicka (rikandidon)

Erind Resuli

Ervin Canollari (rikandidon)

Geri Çipi

Gjergji Petro (rikandidon)

Lutfi Nuriu (rikandidon)

Pano Xhixho (rikandidon)

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zjarr me goma të përdorura pranë stacionit hekurudhor në Elbasan, ndotet ajri në zonën e banuar

  Një episod shqetësues është regjistruar në afërsi të stacionit...

Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, diskutime në Kryesinë e Kuvendit

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Grupin...

Vijon puna për “Lungomare 4″, Demo: Nxit zhvillimin turistik të zonës

VLORË 7 prill /Albania Express News/ Puna për zgjatimin...