Zelensky uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë, presidenti ukrainas kujton thirrjet për paqe: Nëse qëndrojmë së bashku, do t’ia dalim

UKRAINË ,4 korrik 2026/Albania Express News/-Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar Shtetet e Bashkuara me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen amerikane ndaj Kievit në luftën kundër Rusisë.

Në të njëjtën kohë, ai ka përsëritur kërkesën për furnizimin e Ukrainës me sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot.
Në një mesazh të publikuar në Telegram, Zelensky e cilësoi përvjetorin si një moment historik për vlerat e lirisë dhe pavarësisë.

“Sot shënohet 250-vjetori i një prej ëndrrave më të ndritura, më të forta dhe më me ndikim të njerëzimit: ëndrra amerikane për një vend të pavarur, të lirë dhe të begatë, që mbron lirinë, besimin dhe kërkimin e lumturisë”, shkroi presidenti ukrainas.
Duke iu referuar luftës në Ukrainë, Zelensky falënderoi SHBA-në për ndihmën e vazhdueshme dhe theksoi se Kievi vazhdon të ketë nevojë për sisteme Patriot për të mbrojtur qytetarët nga sulmet ruse.
“Kur i drejtohemi Amerikës për sistemet Patriot, besojmë se vlerat e respektit për jetën dhe njerëzit, që frymëzuan kombin amerikan 250 vjet më parë, do të udhëheqin edhe vendimet e sotme. Bota ka nevojë për një lidership që garanton mbrojtjen e lirisë dhe jetës”, u shpreh ai.
Në fund të mesazhit, Zelensky uroi qytetarët amerikanë për 4 Korrikun, duke shtuar: “Amerikë, faleminderit. Jam i bindur se, nëse qëndrojmë së bashku, do ta arrijmë paqen.”

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Frika nga stuhitë e fuqishme, FIFA merr vendimin final për ndeshjen Meksikë-Angli

BOTËRORI 2026 ,4 korrik 2026/Albania Express News/-Ndeshja mes Meksikës...

Tragjedi në Itali/ U fut në det për të shpëtuar fëmijët e tij të mitur, 54-vjeçari ndërron jetë pasi del në breg

ITALI ,4 korrik 2026/Albania Express News/-Një ngjarje tragjike është...

Botërori 2026/ Statistikat lënë në “baltë” Ronaldon, yllit portugez ia kalon edhe… Vozinha

BOTËRORI 2026, 4 korrik 2026/Albania Express News/-Cristiano Ronaldo vazhdon...