Zelensky u largua duarbosh nga Shtëpia e Bardhë, zhgënjim në Kiev

Takimi mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë këtë radhë u mbyll pa tension e bujë, por edhe pa lajme të mira për Ukrainën.

Zelensky shkoi për të marrë raketat tomahawk, por u largua duarbosh nga Uashingtoni, duke ngjallur zhgënjim në Kiev. Biseda me Trump “ishte e mprehtë”, shkroi Zelensky, por ky nuk ishte takimi që pala ukrainase priste, megjithatë negociatat do të vazhdojnë javën e ardhshme në Budapest të Hungarisë, ku do të ketë takime diplomatike mes SHBA dhe Rusisë, si dhe një takim të dy presidentëve Donald Trump e Vladimir Putin.
Megjithatë, pas takimit në Shtëpinë e Bardhe, Zelensky nuk përjashtoi mundësinë që Trump të ndryshojë sërish mendim në të ardhmen për raketat. “Është mirë që presidenti Trump nuk tha ‘jo’, por për sot ai nuk tha ‘po’ për dhënien e tomahawk-ëve Kievit,” tha Zelensky për televizionin amerikan NBC të premten.

Pas takimit me Zelensky, Trump shkroi në rrjetet sociale se bisedimet e tyre ishin “shumë interesante dhe miqësore, por i thashë atij, ashtu siç i sugjerova me forcë edhe presidentit Putin, se ka ardhur koha të ndalet vrasja dhe të bëhet një MARRËVESHJE!” “Ata duhet të ndalen aty ku janë. Le të pretendojnë të dy se fituan dhe le ta vendosë historia,” postoi ai në internet, ndërsa udhëtonte drejt rezidencës së tij në Florida. Pas uljes atje, ai u tha gazetarëve se Ukraina dhe Rusia duhet të “ndalen menjëherë në vijën e frontit.”

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Travel Off Path”: Valë turistësh në Shqipëri mes rregullave të reja të hyrjes në BE

TIRANË, 29 prill 2026 /Albania Express News/- Ndërsa Evropa...

Barcelona/ Hansi Flick, titull kampion dhe rinovim i kontratës

Hansi Flick do të rinovojë kontratën me Barcelonën menjëherë...

Sarkozy sërish përpara gjykatës, mohon financimin nga Libia dhe rrëzon dëshmitë e ish-bashkëpunëtorit të tij

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy dëshmoi sërish para Gjykata e...

Partia Demokratike thërret Kuvendin Kombëtar më 30 maj, zbulohet edhe axhenda

TIRANË,26 prill 2026/Albania Express News/Partia Demokratike ka vendosur thirrjen...