ELBASAN Arrestohet në Elbasan pedofili 59-vjeç. Dyshohet për tentativë të marrëdhënieve seksuale me të mitur, i joshte përmes telefonit

ELBASAN , 24 gusht 2026/Albania Express News/-Një 59-vjeçar, banues në Elbasan, është arrestuar nga Policia gjatë fundjavës, pasi dyshohet se tentonte të krijonte kontakte me të mitur me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale.

Sipas burimeve jo zyrtare , 59-vjeçari akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, mbetur në tentativë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ai siguronte numrat e telefonit të të miturve përmes mashtrimit dhe joshjes, më pas komunikonte me ta dhe i ftonte për takime, fillimisht në ambiente publike, si kafene, dhe më tej edhe në banesë.

Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota dhe për të përcaktuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë rast.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME