Zbulohet slogani i protestës së opozitës para Kryeministrisë

Në 17:00, para Kryeministrisë pritet të nisë protesta e radhës e thirrur nga opozita. Euronews Albania ka siguruar foto nga slogani i protestës së sotme, e lajmëruar disa javë më parë nga kryedemokrati Sali Berisha, ku lexohet “Poshtë” dhe shfaqet kreu i qeverisë i përmbysur.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka marrë masat për garantimin e mbarëvajtjes së protestës kombëtare.

Sipas burimeve për Euronews Albania, është parashikuar që mbi 1.000 efektivë të jenë në terren dhe në gatishmëri ndërsa përveç forcave të rendit, Forcave Kombëtare të Sigurisë dhe RENEA-s, do të ketë edhe agjentë civilë. Efektivët e policisë do të jenë të pajisur gjithashtu me maska kundër gazit lotsjellës.

Duke nisur nga ora 00:00 është bllokuar parkimi i automjeteve deri në përfundim të tubimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”.

Nga ora 15:00 deri në përfundim të protestës, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Partia politike dhe shoqëria

  Kërkesa e vazhdueshme e shoqërisë për progres ushqen vullnetin...