Zbulohen gjurmë të reja inxhinierike të rrugës antike Egnatia në Xhyrë dhe Dardhë të Librazhdit

 

Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) kanë kryer një verifikim të detajuar në terren në fshatin Xhyrë, Bashkia Librazhd, ku janë identifikuar struktura mbajtëse përgjatë gjurmës së rrugës antike Egnatia ,një nga arteriet më të rëndësishme të komunikimit në antikitet.

Sipas ekspertëve, këto struktura kishin funksion stabilizimin e trasesë dhe menaxhimin e ujërave, duke garantuar qëndrueshmërinë e rrugës në një terren të vështirë malor.

Screenshot

Ndërtimet dëshmojnë për zgjidhje të avancuara inxhinierike për kohën, si dhe për një nivel të lartë mjeshtërie ndërtimore, çka forcon edhe më tej vlerën historike dhe teknike të kësaj vepre antike.

Gjatë ndjekjes së mëtejshme të trasës në drejtim të fshatit Dardhë, specialistët evidentuan edhe një strukturë tjetër mbajtëse, e cila aktualisht paraqitet e dëmtuar si pasojë e rrëshqitjeve të terrenit. Ky element konfirmon jo vetëm shtrirjen e gjerë të rrugës Egnatia në këtë zonë, por edhe kompleksitetin e sistemit mbështetës që shoqëronte ndërtimin e saj.

 

IKTK bën me dije se dokumentimi i këtyre elementeve përbën një kontribut të rëndësishëm për njohjen më të thelluar të ndërtimit inxhinierik të rrugës Egnatia, një monument i jashtëzakonshëm i trashëgimisë kulturore. Të dhënat e mbledhura krijojnë gjithashtu një bazë të fortë për studime të mëtejshme shkencore, si dhe për nisma të mundshme konservimi dhe promovimi të kësaj pasurie historike në të ardhmen.

Zbulime të tilla rikonfirmojnë rëndësinë e zonës së Librazhdit në hartën e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe nevojën për mbrojtje të vazhdueshme të gjurmëve të së kaluarës, që përbëjnë një vlerë të pazëvendësueshme për historinë dhe identitetin kombëtar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga kriza ekonomike te emigracioni, pse AfD po fiton terren në Gjermani dhe çfarë roli ka Elon Musk

GJERMANI ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Peizazhi politik në...

“The Sun” sjell eksperiencën shqiptare: Butrinti, Saranda dhe natyra e jugut

Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e...

Aksident fatal në aksin Elbasan–Peqin, humb jetën një këmbësore

ELBASAN ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Një aksident i...

Ngushtica e Hormuzit boshatiset, vetëm 12 anije kaluan gjatë fundjavës mes tensioneve të larta dhe ngërçit SHBA-Iran

TIRANË ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Trafiku detar përmes...