Zbardhen vendimet e Qeverisë/ Rritet shpërblimi për sportistët, 4 bashki të tjera miratojnë zonat prioritare për Paketën e Maleve

Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Ervin Demo, ministër i Pushtetit Vendor, theksoi se po vazhdon procesi i miratimit të zonave prioritare për bashkitë.

Demo tha se “Paketa e Maleve” ka rritur interesin e aplikantëve në të gjithë territorin, ndërkohë që 4 bashki të tjera kanë miratuar zonat prioritare.
“Sot kemi vazhduar me miratimin e zonave prioritare të bashkive. Janë 4 bashki të tjera që kanë miratuar zonat pritoritare dhe tashmë shkojmë në numrin 40 të bashkive. Është rritur interesi për paketën e Maleve. Një pjesë e mirë e bashkive do miratojë me miratimin e këshillit bashkiak. Ajo çfarë ne konstatojmë është që vetë bashkitë janë duke konstatuar një interes ë shtuar të banorëve dhe të shqiptarëve që kanë lidhje të fortë me vende të caktuara. Me miratimin e 4 bashkive të fundit do vazhdojmë me ritme të shpejta”.-tha Demo.

Blendi Gonxhja, Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit prezantoi vendimin për rritjen e shpërblimeve për sportistët.
“Dy vendime që propozohen dhe vijnë në qeveri me propozimin e ministrisë së Turizmit Kulturës dhe Sportit. E para është rritja e shpërblimit për sportistët e litarë dhe trajnerët e tyre. Do të ketë efekt nga muaji prill 2026. Rritet me 75% shpërblimi mbështetja për sportet jo olimpike. Rritet me 25% për trajneret e sportistëve elitar, rritet trajtimi ushqimor ditor për sportistët elitarë. Ofrojmë mbështetje më të madhe, garantojmë një skenë më të drejtë për të pasur një provomim dhe për të motivuar sportistë, të kapin rekorde të larta”-tha Gonxhe.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME