Vrasja e gjyqtarit Kalaja / “GoFundMe” për Elvis Shkambin ngre polemika

Pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja ditën e hënë, reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta dhe të ndryshme. Megjithatë, disa mbështetje për aktin e dhunshëm kanë arritur nivele të papranueshme. Së fundmi, është hapur një faqe në GoFundMe me qëllim mbledhjen e fondeve për autorët e krimit, Elvis dhe Gjon Shkambi, nën sloganin “Support for legal rights for all”.

Fushata, e shpërndarë nga faqja Albanian Women of Michigan dhe e organizuar nga një familjar i të akuzuarve, Francesk Shkambi, synon të sigurojë “mbrojtje ligjore profesionale dhe të pavarur” për dy të rinjtë.

Në përshkrimin e vendosur në platformë, ngjarja paraqitet si një “pasojë e një sistemi të korruptuar drejtësie dhe dështimeve institucionale”, duke u përpjekur kështu të justifikojë aktin kriminal.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Operacion blic në Elbasan: Arrestohen eksponentë të njohur të botës së krimit

Një operacion i befasishëm i policisë është zhvilluar gjatë...

Elbasani, qarku i parë në Shqipëri që ndalon përdorimin e monopatinave elektrike – masa të reja për sigurinë rrugore

Përdorimi i monopatinave elektrike tashmë është zyrtarisht i ndaluar...