Përmbytje masive në Spanjë, shpallet gjendja e emergjencës në Katalonjë

Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje masive në disa rajone të Spanjës, duke detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e emergjencës.

Qindra persona kanë mbetur të bllokuar në shtëpitë e tyre dhe në automjete, kryesisht në rajonin verilindor të Katalonjës, ku rrëke të fuqishme uji dhe balte kanë përfshirë qytetet La Ràpita dhe Santa Bàrbara në provincën e Tarragonës.

Agjencia kombëtare e motit AEMET ka shpallur alarmin e kuq në zonat bregdetare, për shkak të rrezikut të lartë nga përmbytjet dhe erërat e forta. Deri më tani nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Ndërkohë, Agjencia e Mbrojtjes Civile e Katalonjës u ka bërë thirrje banorëve në Deltën e Ebros që të shmangin lëvizjet e panevojshme, pasi parashikohet një përkeqësim i mëtejshëm i motit në orët në vijim.

Për shkak të kushteve ekstreme atmosferike, nisjet e trenave nga qytetet e Barcelonës dhe Valencias janë pezulluar deri në një njoftim të dytë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dardha, ndër fshatrat e bukur të Korçës plot me turistë e vizitorë

KORÇË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Fshati Dardhë në...

Situata me zjarret në vend/ 31 vatra në 24 orët e fundit, 3 prej tyre ende aktive, Dajti dhe Gojani zonat më problematike

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Bazuar në informacionet...

Aksident tragjik në Golem, përplaset motomjeti me bordurën, humbin jetën dy persona

GOLEM, 25 gusht 2026/Albania Express News/- Një aksident i...