Vokli Laroshi, portieri 24 vjeçar shqiptar që po kërkohet me insistim nga klubet e mëdha të Ballkanit dhe Azerbajxhanit

NGA FATMIR POPJA

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Portieri shqiptar Vokli Laroshi po kthehet në një nga emrat më të përfolur në merkaton verore, pasi pas mbylljes së sezonit futbollistik 2025-2026 ka tërhequr interesin e disa prej klubeve më të rëndësishme të rajonit të Ballkanit, si edhe të skuadrave ambicioze nga Azerbajxhani.

Pas përfundimit të aventurës së tij me SC Gjilanin e Kosovës , Laroshi konfirmoi largimin nga klubi kosovar dhe tashmë ndodhet në fazën e shqyrtimit të ofertave konkrete që i kanë ardhur. Burime pranë futbollistit bëjnë me dije se interesimi më i madh vjen nga klube të elitës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa në tavolinë ndodhen edhe propozime të rëndësishme nga kampionati i Azerbajxhanit, një treg që vitet e fundit është bërë gjithnjë e më tërheqës për futbollistët shqiptarë.

I lindur më 6 gusht 2001, me gjatësi 1.89 metra dhe me këmbë dominante të djathtën, Laroshi konsiderohet një portier modern, i cili ndërthur cilësitë fizike me aftësitë teknike. Ai dallohet për reflekset e shpejta, pozicionimin korrekt, sigurinë në daljet ajrore dhe aftësinë për të organizuar repartin mbrojtës, elementë që kanë bërë të mundur rritjen e vazhdueshme të vlerës së tij në tregun e futbollit.

Karriera e tij nisi në akademinë e Shkëndija Durrës, ku u formua si portier përpara se të kalonte në futbollin profesionist me KS Turbina. Pikërisht te skuadra cërrikase ai fitoi minutat e para si titullar dhe tregoi potencialin që do ta çonte më pas drejt një prej klubeve më prestigjioze të Shqipërisë, FK Partizani.

Gjatë periudhës së tij në Partizani, Laroshi u përball me konkurrencë të fortë dhe fitoi eksperiencë në një ambient me standarde të larta profesionale. Më pas ai u rikthye te Turbina, ku u shndërrua sërish në një nga pikat më të forta të skuadrës.

Hapi i radhës në karrierën e tij ishte kalimi në futbollin kosovar, fillimisht te KF Llapi, ku luajti në Superligën e Kosovës dhe pati mundësinë të marrë pjesë edhe në garat evropiane. Performancat e tij bindëse bënë që më pas të transferohej te SC Gjilani, ku ishte portier i ekipit të parë dhe zhvilloi një sezon me paraqitje të qëndrueshme, duke konfirmuar statusin e një prej portierëve më të besueshëm të kampionatit.

Një tjetër element që e bën profilin e Laroshit edhe më të vlerësuar është eksperienca me ekipet kombëtare të Shqipërisë. Ai ka qenë pjesë e përfaqësueseve U17, U19 dhe U21, duke fituar eksperiencë ndërkombëtare dhe duke u përballur me futbollistë të nivelit të lartë evropian.

Gjatë gjithë karrierës së tij, Vokli Laroshi ka qenë portier titullar te Turbina dhe Partizani në Shqipëri, si edhe te Llapi dhe SC Gjilani në Kosovë, duke ndërtuar një profil të qëndrueshëm dhe profesional.

Tashmë, në moshën 24-vjeçare, portieri shqiptar ndodhet përballë një prej momenteve më të rëndësishme të karrierës. Interesimi i klubeve nga Ballkani dhe Azerbajxhani dëshmon se paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re dhe se një transferim në një kampionat edhe më konkurrues është një mundësi reale.

Javët në vijim pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Vokli Laroshit, ndërsa zgjedhja e klubit të ri mund të shënojë hapin më të rëndësishëm në karrierën e gardianit shqiptar, i cili synon të vazhdojë ngritjen e tij dhe të afirmohet në futbollin ndërkombëtar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama: Investimet e huaja nuk janë kërcënim, resortet e luksit “fabrika” që krijojnë lëvizje në ekonomi

TIRANË, 2 korrik 2026/Albania Express News/-/ Kryeministri Edi Rama...

Reforma territoriale midis efikasitetit të shërbimeve dhe identitetit vendor.

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Para disa ditësh Komisioni...

Tensione jashtë Kuvendit, miell dhe vezë ndaj makinave të deputetëve. Shoqërohen disa protestues, mes tyre Gent Progni

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Tensione janë shënuar jashtë...