Vizita e Berishës në Teksas, lideri i PD-së ndan momentet e takimit me disa figura politike në SHBA

TIRANË ,10 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është nderuar me “Çelësin e Qytetit” të Mesquite, në Teksas, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vlerësimi iu dorëzua Berishës nga kryebashkiaku i Mesquite, Daniel Aleman Jr., i cili gjatë ceremonisë e cilësoi “Çelësin e Qytetit” si nderimin më të lartë qytetar që bashkia mund t’i akordojë një personi.

Sipas kryebashkiakut Aleman, ky vlerësim shpreh respektin dhe besimin ndaj Berishës, si dhe marrëdhëniet e veçanta mes komunitetit të Mesquite dhe shqiptarëve.

Në kuadër të vizitës në SHBA, Berisha ka publikuar në rrjetet sociale edhe disa fotografi nga takimet e zhvilluara me figura të njohura të politikës amerikane.

Në një prej fotove, Berisha shfaqet së bashku me Ed Martin, përfaqësues i Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së, i ngarkuar nga administrata Trump me çështje që lidhen me luftën kundër përdorimit të drejtësisë si armë politike. Në takim ishte edhe Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane të Shqipërisë.

Berisha ka publikuar gjithashtu një fotografi me Ken Paxton, Prokurorin e Përgjithshëm të Teksasit dhe kandidat republikan për Senatin e Shteteve të Bashkuara.

Një tjetër takim i publikuar është ai me kongresmenin amerikan Pete Sessions, ku Berisha shfaqet sërish së bashku me Ed Martin.

Kryedemokrati ka ndarë me ndjekësit edhe një fotografi me Joe Gruters, kryetarin e Komitetit Kombëtar Republikan të SHBA-së (RNC).

Berisha ka theksuar vazhdimisht rëndësinë e marrëdhënieve strategjike Shqipëri-SHBA, ndërsa gjatë kësaj vizite ka zhvilluar një sërë takimesh me figura politike amerikane dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar në SHBA.

 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ngërçi me pagat/ Administrativja pranon kërkesat për sigurimin e padisë, zhbllokohen pagat për GJKKO-në dhe Gjykatën e Durrësit

TIRANË ,11 shtator 2026 /Albania Express News/-Gjykata Administrative e...

Nga ndërhyrja te Trump te Samiti i NATO-s/ Thaçi për Ramën: I jam mirënjohës nga zemra, pres një gjykim të pandikuar nga askush

TIRANË ,11 shtator 2026 /Albania Express News/-Ish-presidenti Hashim Thaçi,...

Kryebashkiaku Gledian Llatja në çdo shkollë e kopsht, Elbasani gati për vitin e ri shkollor 2027-2027

ELBASAN, 11 shtator 2026 /Albania Express News/ – Bashkia...

Mbi 73 mijë krerë bagëti të vaksinuara kundër plasjes, në janar-gusht

TIRANË ,11 shtator 2026 /Albania Express News/-Autoriteti Kombëtar i...